LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Mickoski bënte shantazh zgjidhjen e KSHZ-së me Ligjin për financimin e partive politike

LSDM: Mickoski bënte shantazh zgjidhjen e KSHZ-së me Ligjin për financimin e partive politike

Partia maqedonase në pushtet LSDM thotë se “Para se të tregojë qëndrimet hipokrite, Hristijan Mickoski para publikut duhet të deklarohet për qëndrimin e tij dhe partisë së tij për referendumin, si çështje më e rëndësishme në historinë e Maqedonisë së pavarur”.

“Se sa hipokrit është Mickoski dhe sa është i humbur në hapësirën politike tregojnë vet dëshmitë”, thonë nga LSDM-ja duke shtuar se OBRM-PDUKM-ja dhe Mickoski shantazhistin formimin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor me kërkesën që të sillet Ligji për financimin e partive politike me para nga buxheti, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ata thonë se OBRM-PDUKM-ja dhe Mickoski e sollën në pikëpyetje referendumin me ndalesën që ia bënin KSHZ-së.

“OBRM-PDUKM-ja me vite shpenzonte dhjetëra milionë euro para të qytetarëve për fushatë reklamuese, propagandë dhe manipulim të opinionit. Sot kur duhet të shfaq përgjegjësi para ardhmërisë dhe para qytetarëve, Mickoski sillet në mënyrë hipokrite dhe të papërgjegjshme’, thonë nga partia maqedonase në pushtet LSDM.

Ata shtojnë se Mickoski nuk brengoset dhe se Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja punon në mënyrë të përgjegjshme në interes të qytetarëve, dhe se sipas LSDM-së, Qeveria ka siguruar mjete për rekonstruktimin dhe ndërtimin e shkollave të reja, mes të cilave është edhe gjimnazi i Tetovës “Kiril Pejçinoviq”.

Mickoski: Paratë për fushatën e referendumit OBRM-PDUKM-ja do t’i jap për gjimnazin e Tetovës
Lexo po ashtu Mickoski: Paratë për fushatën e referendumit OBRM-PDUKM-ja do t’i jap për gjimnazin e Tetovës

“Për dallim nga OBRM-PDUKM-ja e cila me vite e shkatërronte arsimin, Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja investon në sistem arsimor cilësor. Për momentin kryhet rikonstruktimi i 13 shkollave fillore nëpër gjithë Maqedoninë. Në Bashkinë e Shkupit dhe tek komunat tjera riparohen shkollat e mesme, që ishin të harruara gjatë 11 viteve të kaluara”, kumtojnë nga LSDM-ja.

Ata shtojnë se shumica e qytetarëve të Maqedonisë janë orientuar kah zhvillimi, kah integrimi dhe kah e ardhmja e Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori