LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Ligji për përdorimin e gjuhëve është në përputhje me amendamentet e Kushtetutës së vitit 2002

LSDM: Ligji për përdorimin e gjuhëve është në përputhje me amendamentet e Kushtetutës së vitit 2002

Nëpërmjet një kumtese nga partia maqedonase në pushtet thuhet se “qytetarët duhet të jenë rehat dhe ta refuzojnë urrejtjen e OBRM-PDUKM-së”.

Nga LSDM thonë se Ligji për përdorimin e gjuhëve është në përputhje me amendamentet e Kushtetutës së vitit 2002, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Ligji për përdorimin e gjuhëve e rregullon përdorimin e gjuhës shqipe, që në Maqedoni është gjuha e dytë zyrtare me amendamentet e Kushtetutës së vitit 2002 dhe e njëjta nuk ndikon në përdorimin dhe mbrojtjen e gjuhës maqedonase. Qeveria e Republikës së Maqedonisë e mbrojti dhe siguroi gjuhën përgjithmonë, gjuha maqedonase është gjuhë zyrtare në Maqedoni, ndërsa tani zyrtare është edhe ndërkombëtarisht dhe do të përdoret në aleancat më të mëdha perëndimore siç janë BE dhe NATO dhe do të jetë e barabartë me gjuhët e vendeve anëtare”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

OBRM-PDUKM: Qeveria po manipulon, do të punësohen shqiptarë në institucione
Lexo po ashtu OBRM-PDUKM: Qeveria po manipulon, do të punësohen shqiptarë në institucione

Ata shtojnë se OBRM-PDUKM nuk ka arritur të bllokojë anëtarësimin në BE dhe NATO dhe nuk do ta bllokojë zhvillim dhe ndërtimin e një shoqërie të barabartë./Telegrafi/