LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Këshilltarët e kryeministrit punojnë për realizimin e programit të caktuar

LSDM: Këshilltarët e kryeministrit punojnë për realizimin e programit të caktuar

“Të gjithë këshilltarët e punësuar të kryeministrit futen në funksion të realizimit të angazhimeve të programit që janë në interes të qytetarëve dhe e shtyjnë vendin përpara drejt integrimit të plotë në BE dhe NATO”.

Ky është reagimi i LSDM-së pas konferencës për shtyp të Dimço Arsovski nga OBRM-PDUKM, i cili kërkoi nga kryeministri Zoran Zaev që të përgjigjet nëse është e vërtetë se këshilltari i tij për ndërtimtari ishte ndjekur penalisht, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Nga LSDM thonë se opozita ende nuk mund të pajtohet me Raportin e Komisionit Evropian dhe me rekomandimin e pakushtëzuar për fillimin e negociatave me BE-në, prandaj po përdor gënjeshtra.

Partia qeverisëse komenton se vendi është bërë një shembull i shkëlqyer në dy vjet, ndryshe nga periudha kur kryetari aktual i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, ishte këshilltar i Nikolla Gruevskit.

LSDM vlerëson më tej se këshillat mashtruese të Mickoskit i kushtuan shtetit më shumë se dy milionë denarë.

Arsovski: Zaev të përgjigjet nëse këshilltari i tij për ndërtimtari ka qenë i ndjekur penalisht (Video)
Lexo po ashtu Arsovski: Zaev të përgjigjet nëse këshilltari i tij për ndërtimtari ka qenë i ndjekur penalisht (Video)

Nga atje thonë se qytetarët ende ndjejnë pasojat e këshillave të Mickoskit, një nga mbi 90 këshilltarët e Nikolla Gruevskit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve, Policia dhe Prokuroria nisin hetimet

Mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve, Policia dhe Prokuroria nisin hetimet

Lajme
“Ma mori dritën e syve”, rrëfimi i nënës së Erona Coklit që u vra nga ish-bashkëshorti

“Ma mori dritën e syve”, rrëfimi i nënës së Erona Coklit që u vra nga ish-bashkëshorti

Lajme
Kush është Afrim Gashi, kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Kush është Afrim Gashi, kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Politikë
Breshëri mbulon rrugët në komunën e Suharekës

Breshëri mbulon rrugët në komunën e Suharekës

Komunat
Hyseni: Palestina e mban qëndrimin e Beogradit, do të ishte hap i gabuar t’ua njohim pavarësinë

Hyseni: Palestina e mban qëndrimin e Beogradit, do të ishte hap i gabuar t’ua njohim pavarësinë

Lajme
Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori