LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Dënojmë retorikën provokative të deputetes Doda

LSDM: Dënojmë retorikën provokative të deputetes Doda

LSDM-ja përmes një komunikate të dërguar për Telegrafin në Maqedoni, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetesë në Kuvendin e Shqipërisë, Mesila Doda, e cila tha se nëse LSDM-ja tërhiqet dhe nuk pranon Deklaratën e partive shqiptare, do të kërkojnë pavarësimin e Iliridës. Nga LSDM thonë se e dënojnë retorikën e deputetes, për shkak se sipas tyre çon në ndarje.

Doda: Nëse Zaev tërhiqet do të kërkojmë mëvetësimin e Iliridës (Video)
Lexo po ashtu Doda: Nëse Zaev tërhiqet do të kërkojmë mëvetësimin e Iliridës (Video)

“E dënojmë retorikën provokative në deklaratat e deputetes në Parlamentin e Shqipërisë, Mesila Doda, që ka të bëjë me Republikën e Maqedonisë, e cila nuk është në shpirtin e ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe në respektimin e ndërsjelltë mes dy vendeve. Qasje të këtilla shkojnë në dobi, vetëm të atyre që krijojnë ndajre dhe punojnë për rritjen e mosmarrëveshjeve dhe jotolerancës, përkundër vlerave evropiane për të cilat jemi përcaktuar”, thuhet në kumtesën e LSDM-së./Telegrafi/