LAJMI I FUNDIT:

Doda: Nëse Zaev tërhiqet do të kërkojmë mëvetësimin e Iliridës (Video)

Doda: Nëse Zaev tërhiqet do të kërkojmë mëvetësimin e Iliridës (Video)

Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë nga radhët e PDIU-së, Mesila Doda ka vazhduar që të komentoj me shumë emocione gjendjen e Maqedonisë me krizën politike, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Nëse Zaev tërhiqet dhe nëse presidenti që firmosi fundin e shtetit të vetë nuk jep dorëheqjen, duhet të mblidhet urgjentisht tryeza e partive mbarë shqiptare dhe të ndihmojnë që Ilirida të mbajë referendumin për mëvetësinë. Ky shtet pa asnjë kuptim nuk e gjen dot arsyen e vete të ekzistencës në dhunimin dhe mos respektimin e shqiptarëve të Tetovës, Shkupit, Gostivarit, të Ohrit dhe Strugës. Presidenti i këtij shteti fantazmë e di se ushtria me të cilën kërcënoi shqitarët e di se aty ka bijë të nënave shqiptare që nuk hedhin as edhe një plumb për vëllezërit shqiptarë.” tha mes tjerash Doda. Telegrafi/