Nga LSDM-ja shprehen se anketat e rrejshme të kryera nga institute të OBRM-PDUKM-së, nuk do të mund t’i ndihmojnë kësaj partie opozitare të shmangë humbjen në zgjedhjet lokale të tetorit dhe këto anketa me përqindje të paramenduara nga i ashtuquajturi institut “Dimitrija Çupovski”, vetëm e tregon frikën e madhe të Gruevskit dhe OBRM-PDUKM-së nga humbja e pashmangshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të gjitha anketat relevante e vërtetojnë faktin se Gruevski dhe OBRM-PDUKM do të pësojnë disfatë bindëse të politikës së tyre kriminale dhe destruktive dhe se shumica e qytetarëve do të votojnë për udhëheqësi të reja lokale të reja, me përgjegjësi dhe në shërbim të vërtetë ndaj qytetarëve të tyre të udhëhequr nga LSDM dhe koalicioni i saj dhe asnjë anketë e rrejshme nuk mund ta ndryshojë këtë”, thuhet në kumtesën e LSDM./Telegrafi/