LAJMI I FUNDIT:

LR-PDSH reagon për diskriminimin ndaj shqiptarëve në Ministrinë e Shëndetëisë

LR-PDSH reagon për diskriminimin ndaj shqiptarëve në Ministrinë e Shëndetëisë

Reagon LR-PDSH ndaj diskriminimit për shqiptarët në Ministrinë e shëndetësisë. Partia e Selës ka reaguar për investimet në spitale, punësimet dhe edukimin e kuadrove të reja, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Investimet asimetrike regjionale në shëndetësi (80 mil. euro në Spitalin Klinik në Shtip, 8.5 mil. euro në Spitalin e përgjithshëm në Strumicë) janë te ndjekur edhe me punësime asimetrike, poashtu në aspekt regjional. Këtë e vërteton edhe konkursi i dytë për specializime të bashkëfinancuara i shpallur nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas analizave te bera del se ne konkursin e specializanteve gjithsej jane pranuar 73 mjeke, prej te cileve 7 ose 9.6% jane shqiptare e 66 te tjere, ne nivel shteteror.
Nga rangimi i kandidatëve vërehet se kemi të bëjmë me degradim dhe ofendim ndaj mjekëve të diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Tetovë (të vlersuar me koeficientin famoz, kësaj rradhe 0.8), në krahasim me ato të Shkupit (1.5) dhe Shtipit (1.125!!!). Ky rangim ndikon shumë në rezultatin përfundimtar dhe është i disfavorshëm për mjekët e diplomuar në Tetovë si dhe sihariqi i rradhës, mjekët që kanë diplomuar jashtë shtetit (qofshin edhe nga Harvardi!!!) me koeficient 0.3!!!
Skandaloze është edhe numri i vendeve të ndara për specializime me kriterium ala-ballkançe, i pakuptimtë edhe për sekretarin e Spitalit Klinik në Tetovë, i cili deklaron se kërkush nga Ministria e Shëndetësisë nuk i ka informuar e as që i ka konsultuar, SKANDAL I PAPARË. Për Shtipin 10 vende, ndërsa për Tetovën vetëm 1!!! Strumice e Veles – 9 ndërsa, Kërçova dhe Gostivari – 1; Kavadari 3 etj.
Është e udhës që përfaqësuesit shqiptarë në Ministrinë e Shëndetësisë të na spjegojnë për këto anomali që përsëriten disa herë, nëse jo neve “të ligës të tretë” atëherë 153 mijë votuesve në zgjedhjet e fundit, në të cilët thirren gati në çdo prononcim.” (sic) thuhet në reagimin e Departamentit të Shëndetësisë pranë LR-PDSH-së./Telegrafi/

Këtë diskriminim, i pari e shpalosi Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu lexo: Ipçja: Fajin e kanë mjekët shqiptar konkurruan vetëm 17 dhe më shumë se gjysma nuk u shfaqën në testim

Gjithashtu lexo: Diskriminimi i mjekëve shqiptarë nga Ministria e shëndetësisë, Ipçja refuzon të përgjigjet

Gjithashtu lexo: Specializimi i mjekëve të përgjithshëm, 10 për Shtipin, 1 për Tetovën

Në trend Lajme

Më shumë
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe

Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe

Siguri
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Qeveria përfundimisht shpronëson tokat në veri

Qeveria përfundimisht shpronëson tokat në veri

Siguri
Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

Lajme
Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta

Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta

Lajme
Si u publikuan numrat e telefonit të gazetareve në grupin 'AlbKings' në rrjetin social

Si u publikuan numrat e telefonit të gazetareve në grupin 'AlbKings' në rrjetin social "Telegram"?

Sociale
Kalo në kategori