LAJMI I FUNDIT:

Diskriminimi i mjekëve shqiptarë nga Ministria e shëndetësisë, Ipçja refuzon të përgjigjet

Diskriminimi i mjekëve shqiptarë nga Ministria e shëndetësisë, Ipçja refuzon të përgjigjet

Ministria e Shëndetësisë dje ka ndarë 74 vendime për bashkëfinansim të specializantëve me qëllim të përforcohet kapaciteti i nivelit specialistik në 17 spitale publike nëpër tërë Maqedoninë.

Te ndarja e vendimeve për bashkëfinansim të specializantëve shihet qartë diskriminimi i spitaleve ku ka shumicë shqiptare.


Sa për informatë

-Spitali i Shtipit ka 10 specializantë, Strumica ka 7 specializantë, Prilepi 6 specializantë, Kavadari 4 specializantë, Koçani 3 specializantë, Kumanova 3 specializantë, Ohri – 1 specializant dhe Velesi 3 specializantë.

-Nga ana tjetër spitalet e viseve ku ka shqiptarë përfaqësohen kështu: Kërçova – 1 specializant, Gostivari – 1 specializant, Gjevgjelia – 1 specializant, dhe Tetova – 1 specializant.

Telegrafi Maqedoni tentoi të kontaktoj sekretarin shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë Nasuf Ipçja i cili refuzoi kategorikisht të jep deklaratë duke e sugjeruar gazetarin e Telegrafit që të shkoj te ai në zyrë dhe atëherë do të jep deklaratë. ”Dëgjo, nëse ke diçka për të pyetur do të vish një ditë në zyrë dhe do të jap përgjigje sy më sy dhe jo në telefon. Nuk jap deklarata në telefon. Të uroj ditë të mbarë dhe kur të duash mund të vish në zyrë për informata” tha sekretari shtetëror Nasuf Ipçe.

Mjekja Elmedina Akiku gjithashtu flet për Telegrafin në Maqedoni rreth këtij diskriminimi. Mjekja Akiku refuzohet për së dyti herë dhe ajo dyshon se kandidatëve shqiptar u hiqen pikët që të eleminohen nga gara. ”Tek gjenerata e parë e USHT-së problemi më madhor është ulja e pikave nga rangimi i Universitetit, po ne nuk kemi reaguar dhe nuk po bëhet asnjë ndryshim, sdi un si individ sa mund të kem fuqi që të ndryshoj diçka, më duhet këto ditë të shkoj në ministri edhe të shëndetësisë edhe të arsimit që të pyes saktë se si është bërë vlerësimi, edhe pse diskrimini është i dukshëm.” thotë mjekja Akiku.

Gjithashtu lexo: Specializimi i mjekëve të përgjithshëm, 10 për Shtipin, 1 për Tetovën

Vebi Ismaili, sekretar i spitalit të Tetovës ka thënë për Telegrafi Maqedoni se Ministria e Shëndetësisë aspak nuk e ka konsultuar Spitalin e Tetovës për kandidat për bashkëfinansim të specializantëve. ”Për këtë ne nuk kemi propozu asnjë kandidat e as na kanë pyet. Pasi që punohet për mjete buxhetore të shtetit në këtë rast ne jemi të anashkaluar duke pasur për bazë edhe nevojat e spitalit të Tetovës për mjek specialist të lëmive të ndryshme. Ne jemi të pa kënaqur me këtë ndarje. Spitali i Tetovës shërben mbi 300.000 qytetar dhe kjo ndarje nuk është në rregull.” thotë Vebi Ismaili, sekretar i spitalit të Tetovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori