LAJMI I FUNDIT:

Lopa ngec në katin e dytë të një objekti në Harilaq të Fushë Kosovë (Video)

Lopa ngec në katin e dytë të një objekti në Harilaq të Fushë Kosovë (Video)

Një lopë është shpëtuar sot pasi ka ngecur në katin e dytë të një objekti të pashfrytëzuar, që gjendet në kodrën e Goleshit, në fshatin Harilaq të Fushë-Kosovës.

Qytetari Imer Islami ka publikuar një video në të cilën shihet momenti kur lopa zbritet në tokë përmes një krani.


Click Channel mëson se komuna e ka angazhuar qytetarin Bislim Islami dhe ia ka hequr shpenzimet, që me kamionin e tij ai ta shpëtojë këtë lopë.