LAJMI I FUNDIT:

Lopa futi kokën në trungun e pemës, u nxori punë njësiteve të zjarrfikësve nga tri qytete (Foto)

Lopa futi kokën në trungun e pemës, u nxori punë njësiteve të zjarrfikësve nga tri qytete (Foto)

Njësiti i zjarrfikësve nga Somerset i Anglisë, e patën të pamundur të largojnë një lopë, që i kishte ngecur koka në trungun e pemës.

Ata kërkuan ndihmë nga njësitet e tri qyteteve fqinje, si dhe një specialistit, që t’i dalin në ndihmë gjedhit kureshtar, transmeton Telegrafi.


Ngecja në trungun e pemës

“Për 30 vjet ushtroj këtë profesion, kurrë nuk më ka ndodhur të shoh diçka të tillë. Do jetë një histori që tregohet gjatë”, ka thënë njëri nga zjarrfikësit lidhur me rastin.

Megjithëse është intervenuar me pajisjet hidraulike, kokë e lopës ishte ngatërruar keq dhe nuk mund të hiq.

Vështirësi për ta larguar lopën

Kafsha e fermës është larguar pa lëndime, pasi ia goditën lehtë pjesë të ndryshme të trupit dhe nga dridhjet e trupit, arriti që të shkëputej prej vrimës së trungut. /Telegrafi/