Aktorja e serisë “Desperate Housewives” ka kaluar vitet e fundit duke studiuar përvojën e njerëzve me trashëgiminë latine në SHBA, si pjesë e studimeve Chicane (meksikano-amerikane) në Universitetin e Kalifornisë.

Dhe pasi përfundimisht e ka mbyllur temën e diplomimit, Longoria është ftuar ta marrë diplomën në një ceremoni diplomimi këtë javë.


“Ditë e madhe sot!!! Shumë e ngazëllyer që diplomoj në shkallën Master në Studime Chicane! Ju kurrë nuk jeni aq e moshuar ose shumë e zënë për të vazhduar edukimin!”, ka shkruar Longoria në Twitter. /Telegrafi/