Mbrëmja e Talent Show-it në Big Brother VIP Kosova solli momente argëtuese dhe performanca të veçanta, por ishte Londrimi ai që mori gjithë vëmendjen e banorëve dhe të publikut me interpretimin e tij.

Për paraqitjen në skenë, Londrimi zgjodhi një veshje të pazakontë: ai veshi një fustan të ngushtë, vendosi doreza të fryra në pjesën e gjoksit dhe përdori një aksesor në dhëmbë për t’i bërë ata të dukeshin më të bardhë.


Me këtë paraqitje, ai imitoi Benitën, e cila më herët kishte treguar se kishte vendosur dhëmbë diamanti.

BBVK/Instagram

Performanca u shoqërua edhe me interpretimin e këngës “Bugattin e ndërrojmë”, duke e bërë skenën edhe më komike.

Imitimi dhe detajet e zgjedhura shkaktuan të qeshura të shumta te banorët e tjerë, të cilët reaguan me duartrokitje dhe humor.

Momenti u kthye shpejt në një nga më të komentuarit e mbrëmjes, duke treguar edhe një herë anën argëtuese dhe krijuese të Londrimit brenda shtëpisë së BBVK. /Telegrafi/