LAJMI I FUNDIT:

Londra thërret ambasadorin francez pas përplasjes për peshkimin – por për çfarë grindjesh bëhet fjalë?

Londra thërret ambasadorin francez pas përplasjes për peshkimin – por për çfarë grindjesh bëhet fjalë?

Londra dëshiron të flasë me ambasadorin e Francës në Mbretërinë e Bashkuar për një grindje të vazhdueshme mbi licencat e peshkimit pas Brexit.

Parisi ka kërcënuar se do të hakmerret javën e ardhshme pasi disa peshkatarëve francezë iu mohua leja për të operuar në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.


Franca thotë se rreth gjysma e licencave të kërkuara nuk janë marrë dhe ajo akuzon Londrën se nuk e respekton marrëveshjen e Brexit.

Marrëveshja pas Brexit me Bashkimin Evropian tha se peshkatarët mund të vazhdojnë të peshkojnë në ujërat britanike nëse marrin një licencë dhe provojnë se më parë kanë qenë duke peshkuar atje.

Në fillim të kësaj jave, zëdhënësi i qeverisë franceze Gabriel Attal tha se nga 2 nëntori do të rriten kontrollet doganore për mallrat që vijnë përmes Kanalit, duke përfshirë ndalimin e shkarkimit të ushqimeve të detit në porte dhe kontrollet në kamionë, gjë që mund të ngadalësojë tregtinë.

Ndërsa Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se kërcënimet ishin “zhgënjyese” dhe “joproporcionale”.

“Kërcënimet nga Franca janë zhgënjyese dhe joproporcionale dhe nuk korrespondojnë me atë që do të pritej nga një aleat dhe partner i ngushtë”, tha një zëdhënës i qeverisë.

Madje, siç shkruan Euronews, të enjten, Clément Beaune, ministri i Francës për Evropën, tha: “… Tani duhet të flasim gjuhën e forcës sepse, për fat të keq, kjo qeveri britanike e kupton vetëm këtë”.

Kështu, më vonë gjatë ditës, kreu i diplomacisë britanike, Liz Truss, udhëzoi Sekretaren e saj të Shtetit për Evropën, Wendy Morton, të “thërriste ambasadorin francez”, njoftoi një zëdhënës i qeverisë britanike në një deklaratë.

Por për çfarë grindjesh bëhet fjalë?

Mbretëria e Bashkuar njoftoi në shtator se kishte miratuar vetëm 12 nga 47 aplikime të reja për licencë.

Autoritetet në ishullin Jersey refuzuan gjithashtu aplikimet për licencë të mërkurën nga 75 varka franceze për të operuar në ujërat e tyre.

Jersey, i cili është vetëm 22 kilometra larg brigjeve franceze dhe ka kompetencat e veta në lidhje me atë se kush lejohet të peshkojë në ujërat e saj territoriale.

Franca i konsideron kufizimet si në kundërshtim me marrëveshjen pas Brexit që qeveria britanike nënshkroi me Bashkimin Evropian.

Që kur Mbretëria e Bashkuar u largua nga orbita ekonomike e BE-së në fillim të vitit, marrëdhëniet midis Londrës dhe Parisit janë bërë gjithnjë e më të vështira.

Ndërkohë grindja rreth peshkimit vjen disa javë pasi Parisi u “nervozua” nga vendimi i Australisë për të anuluar një porosi shumë miliardë dollarëshe për nëndetëset franceze pas një pakti të ri mbrojtjeje me Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA.

Muaj më parë, francezët kërcënuan se do të ndërpresin furnizimin me energji për Jersey, i cili merr 95% të energjisë elektrike nga Franca.

Në atë kohë, dhjetëra varka franceze rrethuan portin kryesor të ishullit, St. Helier.

Kryeministri britanik Boris Johnson madje dërgoi dy varka patrullimi të Marinës Mbretërore në Jersey.

Shqetësimi është se vendimi i fundit i Jersey mund të çojë në përsëritjen e diçkaje të ngjashme.

Një vështrim më i detajuar i vendimit të Jersey tregoi se qeveria e ishullit dha 64 licenca për 170 varkat franceze që aplikuan. 31 varka të tjera po marrin licenca të përkohshme për t’u dhënë atyre më shumë kohë për të provuar se kanë një histori të peshkimit në ujërat e Jersey-t dhe për të përmbushur interpretimin e Jersey për marrëveshjen tregtare MB-BE.

Ndërsa varkave që nuk u pajisën me licencë iu është dhënë 30 ditë për të dalë nga ujërat e Jersey. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

Botë
Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Botë
Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Botë
Kalo në kategori