LAJMI I FUNDIT:

Lokvenec: Çavkov nuk guxon të jetë bartës i reformave të sistemit të sigurisë të MPB

Lokvenec: Çavkov nuk guxon të jetë bartës i reformave të sistemit të sigurisë të MPB

Hari Lokvenec, deputet dhe kryetar i Komisionit për mbikëqyrje të punës së Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim (DSK) dhe i Agjencisë për zbulim (AZ) sot ka deklaruar se Ministria e punëve të brendshme ka bërë promovim të një reforme gjithëpërfshirëse të sistemit për siguri kombëtare, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, ky është një pranim nga MPB se me të vërtetë ka nevojë për reformë të sistemit për siguri në Maqedoni.


Për LSDM, ka theksuar Lokvenec, është plotësisht e papranueshëm propozimi që bartës i procesit të reformës të jetë ministri aktual i punëve të brendshme, Mitko Çavkov.

“LSDM konsideron që është e domosdoshme reforma e sistemit të rrënuar, por nën rrethana krejtësisht tjera dhe me personalitete tjera, ka deklaruar Lokvenec./telegrafi/