LAJMI I FUNDIT:

Lojtarët raportuan për qasje të paautorizuar në llogaritë e tyre në Nintendo

Lojtarët raportuan për qasje të paautorizuar në llogaritë e tyre në Nintendo

Duket Nintendo ka një lëshim në platformën, gjë që po ua mundëson hakerëve të kryejnë veprime të ndaluar, ndaj lojtarëve të shumtë, që tashmë kanë raportuar për ndërhyrje në llogaritë e tyre.

Fillimisht ishte raportuar nga Pixelpar në Twitter, që merret me lajme nga Nintedo, si lojërat e reja dhe përditësimet, transmeton Telegrafi.


Sipas Pixelpar, pajisja me të cilën luan është e pastër dhe nuk e ka të prekur fjalëkalimin, por gjatë fundjavë, ka vërejtur se në llogari ka pasur qasje nga një grup i tretë i pa autorizuar.

Njëjtë kanë raportuar edhe lojtarë të tjerë, ndërsa gjendja bëhet edhe më e rëndë me ata që e kanë të lidhur edhe llogarinë PayPal, nëpërmjet së cilës mund të blihen edhe lojëra, pjesë të tyre apo shpërblime. Deri më tani, Nintendo nuk ka bërë të ditur, nëse nëpër sistemin e saj ka ndërhyrje.

Të gjithë ata që janë të shqetësuar për ndonjë ndërhyrje, që ka mundur t’ju ndodhë e nuk e kanë vërejtur, duhet ta rrisin sistemin e sigurisë, duke ndryshuar menjëherë fjalëkalimin.

Pasi të keni hyrë, mund të skanoni një barkod në aplikacionin Google Authenticator dhe kushdo që hyn në llogari do të duhet të vendosë gjithashtu një kod, do të thotë që qasja e paautorizuar do të bllokohet. /Telegrafi/