LAJMI I FUNDIT:

Lojtarët e Liverpoolit dhe Tottenhamit i ndërpresin kontaktet para finales së Ligës së Kampionëve

Lojtarët e Liverpoolit dhe Tottenhamit i ndërpresin kontaktet para finales së Ligës së Kampionëve

Jordan Henderson ka treguar se lojtarët anglezë të Liverpoolit dhe Tottenham Hotspurit, kanë vendosur që të mos e kontaktojnë njëri-tjetrin para finales së Ligës së Kampionëve.

Mesfushori i ‘The Reds’ është njëri nga nëntë lojtarët anglezë që janë ftuar për të luajtur në finalen e Madridit nga të dyja skuadrat, mirëpo i kanë ndërprerë kontaktet me futbollistët e ekipit kundërshtar.

Henderson do të jetë në finale së bashku me lojtarët, si Trent Alexander-Arnold e Joe Gomez, ndërsa Dele Alli, Eric Dier, Harry Kane, Danny Rose, Kieran Trippier dhe Harry Winks, janë ftuar nga Mauricio Pochettino.


Liverpool v Barcelona (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Mesfushori anglez ka treguar se ata nuk dëshirojnë ta kontaktojnë njëri-tjetrin deri pas finales së Ligës së Kampionëve, në mënyrë që të jenë më të qetë para ndeshjes.

“Ne nuk kemi pasur asnjë kontakt deri më tani me lojtarët anglezë të Tottenhamit, pasi nuk duam që të krijojmë shqetësime në të dyja kampet. Jam i sigurt se ne do të flasim përsëri pas finales. Nuk kemi pasur asnjë ndalesë, mirëpo duhet të jemi të qetë para ndeshjes”,ka thënë Henderson.

Ajax v Tottenham (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

“Disa prej tyre më kanë shkruar mesazh pas ndeshjes ndaj Barcelonës, ndërsa unë ua kam kthyer nderin duke u shkruar pas ndeshjes kundër Ajaxit”.

Pochettino: Kane po e rimerr veten, mund të luajë kundër Liverpoolit
Lexo po ashtu Pochettino: Kane po e rimerr veten, mund të luajë kundër Liverpoolit

“Ishte një përshëndetje e thjeshtë dhe një shihemi pas disa javësh. Natyrisht se do të jemi rivalë në fushë, mirëpo jashtë fushës ne jemi shumë shokë të mirë dhe luajmë për një kombëtare”, ka shtuar më tej Henderson. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Superliga
Kalo në kategori