Që nga fillimi, platforma e muzikës Spotify ka pasur plane të mëdha për partneritetin me FC Barcelona.
Spotify thekson se dëshiron të krijojë një platformë për artistët që prek bazën masive globale të tifozëve të klubit.
Pra, si pjesë e përballjes së ardhshme të FC Barcelona në El Clasico – një nga ngjarjet më ikonike në të gjithë sportin – Spotify është bashkuar me Drake dhe FC Barcelona për të krijuar fanella me botim të kufizuar.
View this post on Instagram
Të zbukuruara me logon e firmës OVO, këto fanella jo vetëm që rikonfirmojnë angazhimin për të bashkuar botën e muzikës dhe futbollit.
“Aleanca jonë me Spotify shkon përtej një marrëdhënieje të thjeshtë tregtare. Është një marrëdhënie strategjike përmes së cilës kërkojmë të bashkojmë dy botë që mund të ngjallin emocione, pikërisht muzikën dhe futbollin”, tha Juli Guiu, Zëvendës President për fushën e marketingut të FC Barcelona. “Kjo nismë është një shembull tjetër i kësaj dëshire dhe frymës novatore të bashkëpunimit tonë”.
“Për herë të parë në historinë tonë, ne po zëvendësojmë emrin e sponsorit tonë kryesor në pjesën e përparme të fanellës me një artist të njohur ndërkombëtarisht, Drake. Kjo iniciativë tregon potencialin tonë për t’u bërë një platformë unike për të ofruar eksperienca që na ndihmojnë të na afrojmë me fansat tanë duke arritur tek audienca të reja në mbarë botën”.

Këto fanella festojnë gjithashtu një moment historik të rëndësishëm për Drake: Ai është artisti i parë që këngët e tij janë transmetuar 50 miliardë herë në Spotify.
Për të festuar Drake dhe ndikimin e tij në muzikë, skuadra e meshkujve do të veshë fanellat kur të dalin në fushë këtë të dielë.
Dhe para ndeshjes, ata do të ngrohen me fanella stërvitore me “50” në shpinë.
Edhe përtej shifrave rekorde të Drake dhe tifozëve të FC Barcelona, nuk mund të imagjinohet një përshtatje më e përsosur për këtë bashkëpunim.

“Ne ishim vërtet të emocionuar për të festuar një nga lojërat më të mëdha të vitit dhe për të shënuar momentin historik të Drake si artisti i parë që arriti 50 miliardë transmetime”, tha Marc Hazan, zëvendëspresident i Spotify për “For the Record”.
“Ne gjithmonë kemi thënë se duam që ky partneritet të jetë një festë e tifozëve, lojtarëve dhe artistëve në një skenë globale – dhe nuk ka skenë më të madhe se El Clasico”.
View this post on Instagram
Dhe për shkak se fansat e tij pasionantë kanë luajtur një rol jetik në arritjen e tij në këtë pikë, Spotify do t’i falënderojë ata – dhe anëtarët e përzgjedhur të FC Barcelona – me një dhuratë të këtyre fanellave të edicionit special të FC Barcelona. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

“Familja nuk e përkrahin” – motra e Egli Takos iu kundërpërgjigjet komenteve negative në rrjet

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Martohet për herë të dytë Fero

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri