Lojëra intensive me të shtëna si Counter-Strike, Call of Duty dhe Apex: Legends mund të ndihmojnë në parandalimin e sulmeve në zemër falë efekteve të tyre në mposhtjen e stresit gjatë lojës dhe pas saj.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, studiuesit në Universitetin e Leeds kanë krye një studim të quajtur “Your Body on eSports”. 32 lojtarë të moshës 20-26 vjeçare u lidhën me monitorët e rrahjeve të zemrës dhe iu kërkua të luanin disa nga lojërat e tyre të preferuara përpara se të plotësonin më pas një pyetësor për stresin dhe ankthin.

Derisa të gjithë lojtarët raportuan nivele më të ulëta stresi, pavarësisht se cilën lojë kishin luajtur, gjuajtja taktike klasike Counter-Strike pati ndikimin më të madh për sa i përket uljes së niveleve të stresit dhe rrahjeve të zemrës.

Ndërkohë, loja e betejës falas, Apex: Legends, ishte loja më stresuese, ndoshta për shkak të ndeshjeve të saj më të shkurtra dhe më intensive. Megjithatë, ishte e vetmja lojë për të ulur presionin e gjakut të lojtarëve gjatë lojës.

Pavarësisht nga idetë e arsyeshme se lojërat janë të dëmshme për shëndetin tuaj, ndoshta gjetja më interesante nga studimi i porositur nga BetVictor është se ‘vitet’ e përvojës së lojërave mund të përmirësojnë efektet e reduktimit të stresit të videolojërave – edhe nëse ato kanë momente stresuese. /Telegrafi/