LAJMI I FUNDIT:

Lojën që askush nuk po e luan në PS5 dhe për këtë do të jetë e disponueshme në PS4

Lojën që askush nuk po e luan në PS5 dhe për këtë do të jetë e disponueshme në PS4

Pavarësisht faktit që loja Godfall është e disponueshme për Play Station 5 dhe që praktikisht askush nuk po e luan në konzolën e re, por kryesisht po e praktikojnë nëpër kompjuterë, Gearbox ka vendosur ta nxjerr në shitje Godfall për PS4.

Gearbox ka bërë një gjë të mençur dhe tani kjo lojë do të jetë e disponueshme për opinionin e gjerë, transmeton Telegrafi.


Gjithashtu do të jetë e disponueshme edhe Fire & Darkness, që sjell rrëfimin e ri, botën dhe shumë risi tjera – që është një gjë e mirë dhe lëvizje e mençur e kompanisë.

Vlerësimet nuk ishin edhe aq të mira kur kjo lojë doli për PS5 dhe kështu Gearbox vendosi të bëjë diçka lidhur me këtë.

Po del të jetë lëvizja e parë. Loja do të jetë e disponueshme për PS4. /Telegrafi/