LAJMI I FUNDIT:

Lojë e dëmshme konceptesh

Lojë e dëmshme konceptesh

Dëshirohet, synohet dhe veprohet për të mbërritur në bashkimin apo integrimin shpirtëror të popullit shqiptar, që ka jetuar dhe jeton në një hapësirë gjeografike unike. Kam shkruar se sa ëndërr dhe sa objektiv është ky synim i natyrshëm i shumicës dërmuese të popullit shqiptar jashtë dhe brenda kufijve politikë të Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë. Kushtet, fryma përbashkuese e BE-së dhe mundësitë e nismat e derisotme ndërqeveritare, politike, ekonomike, sociale, arsimore, kulturore etj., mundësojnë dhe legjitimojnë integrimin dhe bashkimin hap pas hapi të dy shteteve shqiptare. Ndërkohë, Beogradi zyrtar që ndjek me vëmendje këto zhvillime, nervozohet e betohet në nivelet më të larta të politikës shtetërore se “Kosova dhe Shqipëria nuk do të bashkohen kurrë në mënyrë klasike”. Duket sikur Beogradi është dakord me bashkimin në kuadër të BE-së, por kategorikisht kundër bashkimit klasik.

Në këto pozicionime politike kur erërat politike fryejnë në favorin tonë, shfaqet në mediet shqiptare, në Kosovë, Shqipëri dhe më gjerë, një lojë e dëmshme konceptesh politike. Në këtë shumësi konceptesh, përzihen tri terma: shteti, populli dhe kombi. Diskutohet e polemizohet nëse shqiptarët e Republikës së Kosovës janë një komb me ata të Republikës së Shqipërisë; nëse shqiptarët përbëjnë një komb në mbarë Ballkanin Perëndimor; nëse mund të quhet populli komb apo kombi popull.


Nuk kam kompetencë, por dhe absolutisht nuk dëshiroj të bëj histori apo shpjegim filozofik të termave. Ajo që dua të them dhe në të cilën besoj, është që diskutimi aktual për këto koncepte (terma), që kanë konsoliduar përmbajtjen e tyre në shekuj, është nxitur kryesisht nga politika. Nisur nga ky përfundim, shtrohen pyetjet: Pse po diskutohet e polemizohet për këto koncepte mes shqiptarëve, kur ëndrra jonë shekullore për integrim e bashkim kombëtar po shndërrohet legalisht e botërisht në objektiv realisht të mundshëm?! Ç’forca politike apo individë në të dyja shtetet janë nxitës apo të interesuar për trajtimin mediatik të këtyre koncepteve themelore?! Kush përfiton nga përfundimi, nëse do të ketë një të tillë?!

Pranohet botërisht që media është pushtet i fuqishëm në demokraci, sepse dihet që jeta ngrihet dhe funksionon mbi fjalën. Por, kur luhet në mënyrë të papërgjegjshme në konceptet bazike, që përcaktojnë shtetin, popullin, kombin, kombësinë, popullsinë dhe etninë, në një moment kohor historik, kur kërkohet tejkalimi i ndasive dhe intregimi mes vete, kurrsesi nuk i shërben shqiptarëve dhe shqiptarizmës. Të vësh në diskutim përmbajtjen e termave “popull” e “komb shqiptar”, që janë skalitur në shekuj në vetëdijen e çdo personi që quhet e ndihet shqiptar, që përjetohen nga çdo shqiptar si identitet dhe individualitet ndërnacional është e pavlerë, e dëmshme dhe joshqiptare.

Vërtet bota aktualisht e ka kapërcyer konceptin stalinist të kombit; sot flitet për komb amerikan në SHBA, me popullsi burimore nga gjithë bota; flitet për popull e komb brazilian, kilian, argjentinas etj. Është produkt i historisë së bërë në Botën e Re, që asnjëherë deri më sot nuk kanë gjetur ekuivalencë në Evropën “plakë”, në kontinentin me histori të vjetër, ku kombet u krijuan brenda një etnie (kujtojmë kombet sllave), por kurrë nuk u unifikuan në një popull komb kompakt brenda të njëjtëve kufij shtetërorë. Çekët e sllovakët jetuan së bashku nën Perandorinë Austro-Hungareze dhe nën Çekosllovakinë, por nuk u bënë dot një popull e as një komb. Shembull më të afërt kemi popujt dhe kombet e ish-Jugosllavisë, që kurrsesi nuk e diskutojnë identitetin e tyre pas ndryshimit të kufijve shtetërorë.

Kurse ne, populli më i vjetër në Ballkan, që nuk kemi patur asnjëherë një shtet gjithëpërfshirës, e kemi të rrënjosur në vetëdije ndjesinë se jemi vetëm një popull dhe një komb. Dhe kjo s’është aspak një veçori e jona, por një tipar evropian, një shfaqje demonstrative e një populli me histori të gjatë dhe të pasur. Ndaj, jam i shqetësuar dhe kam mendimin se duhet të bëhet shumë kujdes në diskutimet tekniko-filozofike për njësimin e popullit dhe kombit shqiptar në mediet e Kosovës dhe Shqipërisë. Të botosh e të shfaqesh në ekranet televizive me hulumtime e risi për koncepte të gurëzuara në ndërgjegjen e mbarë shqiptarëve në Ballkan, duke vënë në diskutim, dhe ndonjëherë duke rënë ndesh, besoj se nuk u ndihmon as shqiptarëve, as shqiptarizimit.

Në trend

Më shumë
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Magazina
Kalo në kategori