LAJMI I FUNDIT:

LOE Maqedoni: Nuk kemi kërkuar vaksinim të detyrueshëm në sektorin privat

LOE Maqedoni: Nuk kemi kërkuar vaksinim të detyrueshëm në sektorin privat

Lidhja e Odave Ekonomike ka reaguar në lidhje me deklaratat e ministrit Venko Filipçe, i cili tha se LOE ka kërkuar vendosjen e masës së vaksinimit të detyrueshëm për punonjësit në sektorin privat.

Nga LOE thonë se mbrojtja e shëndetit të qytetarëve është prioriteti më i lartë në kushtet e pandemisë dhe mund të arrihet me masa gjithëpërfshirëse, të integruara dhe të mirëplanifikuara si dhe me përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë së kujdesit shëndetësor.


“Në këtë drejtim, duam të theksojmë se deklarata e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe se LOE ka kërkuar vendosjen e vaksinimit të detyrueshëm për punonjësit e sektorit privat është krejtësisht e pasaktë sepse qëndrimi ynë është se e drejta për vaksinim jo të detyrueshëm është personale, është e drejta për të zgjedhur dhe nuk duhet kufizuar”.

“Ne besojmë se një efekt shumë më i mirë në vend të atij represiv, do të arrihet me masa stimuluese dhe sigurimin në kohë të më shumë llojeve të vaksinave dhe informacioneve përkatëse për sigurinë e tyre”, thuhet në reagimin me shkrim të LOE.

Ata në fund shtojnë se janë të hapur për bashkëpunim të mëtejshëm dhe se do të vazhdojnë të japin mbështetje për masat që mendojnë se kanë efekt./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori