LAJMI I FUNDIT:

LOE Maqedoni: Ka rrezik për cunami energjetik në ekonomi, shteti duhet të ndihmojë

LOE Maqedoni: Ka rrezik për cunami energjetik në ekonomi, shteti duhet të ndihmojë

Çmimi i energjisë elektrike duhet të kufizohet dhe kompanitë ta paguajnë deri në nivel të caktuar, ndërsa mbi nivel të caktuar do ta definojë shteti nga fondet e veta, për t’i ndihmuar ekonomisë, porositi sot Trajan Angelloski, kryetar i Lidhjes së odave ekonomike të Maqedonisë (LOE).

Ai i prezantoi propozimet e LOE-së për ndihmë të ekonomisë për shkak të krizës energjetike dhe paralajmëroi se për shkak të çmimit të lartë të energjisë elektrike kërcënohet mbyllja dhe falimentim të ekonomisë.


“Në këtë moment ekonomisë së vendit i kërcënohet cunami energjetik nga i cili ekziston rrezik për ta shkatërruar. Tregu i hapur energjetik është jashtë kontrollit, nuk ekziston shërbim ose produkt i cili mund të përballojë çmim të energjisë prej 600 deri në 700 euro për megavat orë”, theksoi Angelloski.

LOE-ja konsideron se ELEM duhet të sigurojë sasi shtesë të energjisë nga prodhimi vendor për tregun e lirë dhe në këtë mënyrë të ushtrojë presion pozitiv për të ulur çmimet jashtëzakonisht të larta. Gjithashtu, të mos diskriminohen kompanitë që janë në tregun e lirë në krahasim me ato të tregut të rregulluar.

“ELEM-i duhet të rrisë prodhimin, në këtë moment nuk jemi të bindur se ka arritur maksimumin dhe të fillojë me shitjen e energjisë elektrike në treg, që do të ndikojë pozitivisht në uljen e çmimit”, theksoi Angelloski.

Duhet, theksoi, që të mundësohen procedura më të shpejta për vendosjen e fotovoltaikëve, gjegjësisht që EVN-ja të japë harmonizim energjetik në afat prej shtatë deri në dhjetë ditë, ndërsa dokumentacioni tjetër të sigurohet në periudhën prej 120 ditëve.

Nga LOE-ja vlerësuan se kriza energjetike do të zgjasë dhe kërkuan që shteti nëse duhet të marrë hua për të ndihmuar dhe siç potencuan, biznesi këtë do ta kthejë.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori