LAJMI I FUNDIT:

Lodra e parë seksuale për meshkujt transgjinorë

Lodra e parë seksuale për meshkujt transgjinorë

Aktori dhe producenti i filmave pornografikë, aktivisti, folësi dhe mashkulli transgjinor Buck Angel, sapo e ka shtuar edhe një profesion të ri: dizajner i lodrave të seksit – më hollësisht, dizajner i lodrës të parë seksuale për meshkujt transgjinorë, e cila quhet Buck-off.

Angel, në bashkëpunim me kompaninë e lodrave të seksit Perfect Fit Brand, kanë krijuar këtë produkt enkas për meshkujt transgjinorë të cilët janë nën terapinë e zëvendësimit të hormoneve (HRT).


“Duke biseduar me meshkujt tjerë transgjinorë, e gjithashtu duke i marrë parasysh nevojat e mia seksuale, e kam kuptuar se ky produkt është shumë i rëndësishëm. Veç kësaj, është tepër e rëndësishme të futeni në një dyqan dhe të shihni një produkt të krijuar vetëm për ju. Kjo të jep një ndjenjë se po pranohesh nga të tjerët”, ka shpjeguar Angel për Huffington Post.

Angel ka postuar edhe një video intime personale duke e demonstruar lodrën në PornHub. /Telegrafi/