LAJMI I FUNDIT:

LOD, gjermanët ar në patinazh të shpejtë, argjend në bob-katërsh

LOD, gjermanët ar në patinazh të shpejtë, argjend në bob-katërsh

Në ditën e parafundit të garave në Lojërat Olimpike Dimërore, Vancouver 2010, sportistët gjermanë morën dy medalje të tjera.

Patinatoret gjermane në patinazh të shpejtë morën medalje ari në ndjekjen në skuadër. Katrin Mattscherodt, Daniela Anschütz-Thoms dhe Stephanie Beckert triumfuan në finale ndaj ekipit japonez. Medalja e bronztë në këtë garë u fitua nga polaket.

Andre Lange, në përfundim të karrierës së tij, mori medaljen e argjendtë në bob-katërsh. Medalja e artë në këtë kompeticion u fitua nga grupi i amerikanit Steven Holcomb, ajo e bronzit nga grupi i kanadezit Lyndon Rush. /dw/telegrafi/