LAJMI I FUNDIT:

Lobi në Norvegji, organizoi debat lidhur me rolin e shkollimit në integrimin dhe parandalimin e dukurive negative

Lobi në Norvegji, organizoi debat lidhur me rolin e shkollimit në integrimin dhe parandalimin e dukurive negative

Në Kristiansand të Norvegjisë, Lobi Euro-Atlantik Shqiptar organizoi mbrëmje në kuadër të prezantimit të vlerave, me temën “Roli i shkollimit në integrimin më të lehtë dhe parandalim të dukurive negative”.

Tubimin e hapi veprimtarja Arda Halili, e cila në emër të LEASH të Norvegjisë i përshëndeti të pranishmit.


Tubimi filloi me intonimin e melodisë së njohur shqiptare “Moj e bukura More” nga studenti shqiptar, Dëfrim Mala, këngën Arbëreshe që simbolizon eksodin e parë të shqiptarëve jashtë trojeve etnike si dhe dashurinë ndaj atdheut.

Tubimin e përshëndeti Kryetari i Komunës Kristiansand, Harald Fure, i cili u shpreh i kënaqur me organizimin e këtij tubimi.

“Jam krenar që jam kryetar i një qyteti me 165 nacionalitete dhe jam krenar që  gjendem në mesin tuaj, një ndër komunitetet më të integruar, punësuar, shkolluar dhe të organizuar. Zakonisht nuk praktikohet që unë të marr pjesë në evenimente nacionale, por puna juaj sistematike shumëvjeçare më ka shty të marrë pjesë”, theksoi Harald Fure.

Panelistë të zgjedhur ishin Zerina Milaimi – Juriste, Arton Baftiu Farmacisti gradës Doktor, Bashkim Hadergjonaj- Shkencat politike në gradën Master, njëherit kryetar i shoqatës shqiptare Liria, Shemsi Bunjaku- gazetar i televizionit nacional NRK, Ermal Mujaj- NTT Security, Aulon Mujaj – IT program, UIO.

Të gjithë panelistët  prezantuan përvojat e veta gjatë studimeve dhe rëndësinë dhe rolin e shkollimit në jetën e përditshme, ndërsa Bashkim Hadergjonaj, fokus më të madh i dha rolit organizativ si kryetar i shoqatës Liria me një përvojë 30 vjeçare të ekzistimit.

Pjesëmarrës në këtë organizim ishin edhe përfaqësues nga Parlamenti Rajonal, Sally Venesland, Asamblistja, Renate Hageland, Drejtoreshë e sigurisë në komune, Johane Benitez Nilse, Kenth Andersen profesor me gradën Doktor, përfaqësues të organizatave norvegjeze, kryesitë e shoqatave dhe organizatave shqiptare.

Në fund të debatit, në emër të LEASH në Norvegji, Daut Haxhaj, falënderoi kryetarin dhe stafin e Komunës së Kristiansandit, kryesinë dhe sekretariatin e gruas  të shoqatës shqiptare Fehmi Agani – Arendal, kryesinë dhe forumin e gruas të shoqatës shqiptare Liria në Kristiansand, në veçanti falënderoi kryesinë e bashkësisë fetare dhe kryetarin Ahmetaj për pjesën e sponsorizuar si dhe bashkatdhetarin Skënder Cetkaj për kontributin në Hotel Norge duke siguruar çmime të volitshme.

Lobi Euro – Atlantik Shqiptar i ftoi të pranishmit në një koktej rasti për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Ne jemi falënderues ndaj shtetit dhe popullit norvegjez për mundësit që i kemi për të jetuar këtu, por mburremi me përkatësinë dhe vlerat kombëtare që i takojmë”, u tha në fund. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori