LAJMI I FUNDIT:

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar kërkon nga mërgimtarët t’i përgjigjen thirrjes së Kurtit për mbledhje të fondeve

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar kërkon nga mërgimtarët t’i përgjigjen thirrjes së Kurtit për mbledhje të fondeve

Lobi Euro-Atlantin Shqiptar, me seli në Greqi, përmes një komunikate për medie, ka bërë apel që të gjithë mërgimtarët të përkrahin kërkesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe të japin para për Republikën e Kosovës.

Përmes kësaj komunikatë, ata i janë drejtuar mërgatës shqiptare, që edhe kësaj here si përherë, të japin kontributin për vendin e tyre.


“Të gjithë jemi të vetëdijshëm për rrezikun e virusit, që është cilësuar si pandemi botërore. Ne si organizatë mbarëkombëtare vlerësojmë çdo apel për ndihmë për vendlindje, përkatësisht institucionet e dala nga vota e popullit. LEASH inkurajon secilin anëtar dhe mërgimtar që të ndihmojë popullin në secilin kanal të mundshëm aty ku e kërkon nevoja. Si organizatë mbare-shqiptare, ne duhet të përcjellim shqetësimin tonë për të gjitha trojet shqiptare, pa dallim kufijve politikë”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, ata kanë bërë thirrje për ndihmë për të gjitha trojet shqiptare, duke theksuar edhe shqiptarët e Kosovës Lindore dhe viseve tjera.

“Duhet të veçojmë shqetësimin tonë për shqiptarët në Kosovën Lindore, ngase atje mungon përkujdesi i institucioneve shtetërore. Vëmendja jonë duhet të shkojë edhe tek shqiptarët në Mal të Zi ,Maqedoninë e Veriut , në Shqipëri dhe kudo që ka shqiptarë në nevojë. Lutemi që secila qeveri, organizatë humanitare, shoqatë dhe kontribuues të gjejë formën për një koordinim dhe bashkëpunim të mirëfilltë dhe besueshëm, në mënyrë që të ngritët niveli organizativ, niveli i vullnetarizmit dhe gjithë-përfshirja e shqiptareve që kanë nevojë për ndihmë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori