Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka me bashkëpunëtorë ka vizituar sot Ndërmarrjen Hidroekonomike “Iber-Lepenc” në Prishtinë, me ç’rast u takua me Kryeshefin Ekzekutiv, Januz Kabashi, nga i cili u njoftua për gjendjen në këtë ndërmarrje dhe sfidat me të cilat ballafaqohet.
Kryeshefi Kabashi informoi Ministrin Lluka se NH “Iber-Lepenc”, e cila ushtron veprimtari për furnizim me ujë të papërpunuar, gjenerim të energjisë elektrike si dhe ujitjen, është ndërmarrje shumë rentabile, pa probleme në menaxhim, e cila asnjëherë nuk ka pasur nevojë për ndihmë financiare nga aksionari, respektivisht Qeveria e Republikës së Kosovës.
Ai bëri të ditur se në periudhën Janar-Nëntor 2017, fitimi operativ i ndërmarrjes ishte rreth 12.3 %” dhe të hyrat për vitin 2017 janë realizuar 0.98% më shumë se plani dhe në krahasim me vitin e kaluar 7.71% më shumë.
Gjatë takimit u diskutua edhe projekti i Bankës Botërore, i cili kap vlerën prej 22 milionë euro, 7 prej të cilave do të jenë investim në rezervarin e Mihaliqit dhe 15 milionë të tjera kredi, me “grejs” periudhë prej 5 viteve.
Ministri Lluka premtoi se MZHE sa më shpejtë që është e mundur do të përmbushë të gjitha obligimet që ka, ku hyn edhe themelimi i Komitetit Drejtues në mënyrë që ky projekt të ecë përpara.
Kreu i MZHE-së ka vlerësuar performancën pozitive të kësaj kompanie, duke ritheksuar se orientimin e institucionit që drejton është që NP-të të përmirësojnë performacën e tyre në funksion të përmirësimit të shërbimeve dhe vet qëndrueshmërisë financiare.
Ndryshe, çështjet tjera që u trajtuan në takim ishin edhe Projekti i fizibilitetit të Lepencit, i cili vlerësohet me rëndësi strategjike për vendin, problemet që lidhen me borxhet që kanë ndërmarrjet tjera publike ndaj ndërmarrjes dhe kontrata me KESCO. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Si t’i japim vlerë partneritetit në biznes?
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
Dënohet me 25 vjet burg mashtruesi më i madh me kriptovaluta në SHBA
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia