LAJMI I FUNDIT:

Lluka: Ndërtimi Termocentralit ‘Kosova e Re’, i domosdoshëm

Lluka: Ndërtimi Termocentralit ‘Kosova e Re’, i domosdoshëm
Ministri i MZHE-së, Valdrin Lluka | Foto: Rindvan Slivova/Telegrafi

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se qëllimi i termocentralit Kosova e Re është të plotësojë nevojat për energji elektrike në vend. Në interpelancë ne tij në Kuvendin e Kosovës, Lluka ka thënë se ndërtimi i termocentralit Kosova e Re është i jetik.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Lluka ka thënë se problemi me mungesë të energjisë elektrike lidhet me mungesë të investimeve

“Qëllimi parësor i ndërtimit të Termocentralit ‘Kosova e Re’ është që të plotësojë nevojat për energji elektrike në vend, të rrisë sigurinë e furnizimit duke krijuar burim të qëndrueshëm të energjisë bazë të mbështetur ekskluzivisht në resurse natyre të vendit me qëllim të mënjanimit të vartësisë nga importi dhe paparshikueshmëria e çmimit në tregun rajonal. Ndërtimi i Termocentralit ‘Kosova e Re’ përveç që jetik për vendin dhe i domosdoshëm për furnizim të besueshëm me energji elektrike është parakusht i domosdoshëm për nxitje dhe zhvillim ekonomik në vend”, tha ai.

Ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re”, sipas Llukes, përveç që do të mbulojë pothuajse gjysmën e kërkesës për energji elektrike në Kosovë, do të jetë edhe burim afatgjatë i energjisë termike për ngrohje qendrore.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës më 20 dhjetor 2017 ka nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re. /Telegrafi/