LAJMI I FUNDIT:

Lluka inkurajon gratë të merren me sektorin e energjisë, 25 do të përfitojnë bursa

Lluka inkurajon gratë të merren me sektorin e energjisë, 25 do të përfitojnë bursa

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka inkurajuar gratë të merren me sektorin e energjisë. Kjo është bërë e mundur edhe përmes programit “Women in Energy Scholarship Program”, organizuar nga Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit – MCC.

Nga ky program për Kosovën do të ndahen 1 milion euro për 25 bursa të cilat do t’iu ndahen grave për të studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sektorin e energjisë.


Ministri Lluka tha se shpreson që përmes këtyre bursave gratë do të motivohen që të merren me fushën e energjisë derisa tha se shpreson qe grat të cilat do të jenë përfituese të bursave të mos mjaftohen vetëm me një fakultet por të studiojnë edhe doktoraturën në mënyrë që të kontribuojnë në vend.

“Ne sot kemi një situatë ku sektori energjisë është i dominuar me burra, ku bordet janë të dominuara me burra e kur i shohim ndërmarrjet publike që janë punëdhënësi kryesor janë të mbuluar me burra. 25 bursa nuk janë shumë por janë 25 ekspert aktual që do ta ndihmojnë vendin shumë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Kjo fushatë do të ndikoj pozitivisht që grat te merren me këtë fushë. Trendet po ndryshojnë, të gjitha bursar kanë qenë në shkencat sociale mirëpo është koha dhe për herë të parë po ofrohen bursa të plota në fusha si kjo”, tha Lluka.

Tutje ministri i Zhvillimit Ekonomik, tha se pritet të investohen edhe tri miliardë euro për 10 vjetët e ardhshme.

“Pritet të investohen 3 miliard euro vetëm në 10 vitet e ardhshme. Sot kur po flasim për një sektor premtues, sot UP mbyll programin e doktoraturës dhe të masterit pikërisht për shkak të mungesës se kuadrove”.

Lansohet programi i ri i bursave “Gratë në energji” për studime në Amerikë
Lexo po ashtu Lansohet programi i ri i bursave “Gratë në energji” për studime në Amerikë

“Këto vajza që marrin bursa shpresoj që të mos e përfundojnë vetëm me një fakultet por të kryejnë edhe doktoraturë dhe ti lutemi kompanive qe ti punësojnë vajzat e diplomuara në këtë fushë”, shtoi Lluka.

Karen Sessions, zëvendëspresidente e MCC-së, tha se kjo nismë shfrytëzon ekspertizën e ShBA-së për të fuqizuar gratë në fushën e energjisë

“Projekti i forcon mundësit ekonomike, përkrahet dhe ofron financim për bursa. Forcomi i mundësive ekonomike është mundësi thelbësore. Programet si ky i sotëm ndihmojnë shumë në avancimin dhe fuqizimin e grave”.
“Kjo nismë shfrytëzon ekspertizën e ShBA-së për të përparuar progresin e grave. Kosova do të jetë më mirë e përgatitur të realizoj kërkesat në të ardhmen. Ne presim me padurim që të punojmë me qeverinë e Kosovës dhe ta realizojmë me sukses këtë program”, tha Sessions.

Faza e aplikimit do të jetë deri me 7 prill. Kandidatet do të intervistohen prej 15-19 prill dhe 25-29 prill. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori