LAJMI I FUNDIT:

Lluka: Ekonomia digjitale ndërlidh shqiptarinë në mes vete

Lluka: Ekonomia digjitale ndërlidh shqiptarinë në mes vete

Nën organizmin e ICTSmedia është mbajtur edicioni i shtatë i ICT Awards, organizim ky ku ndahen çmime për inovatorët dhe ndërmarrësit në fushë ne teknologjisë në të gjitha trojet shqipëtare.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se ICT Awards është njëra prej gjërave që ndërlidh dhe forcon trojet shqipëtare mes vete.


“Janë tri gjëra të cilat ndërlidhin mes vete trojet shqipëtare. E para, është i ndjeri Dritan Haxha me Top Channel, bëri lidhjen e shqipëtarëve me anë të mediave. E dyta, është autostrada Kosovë-Shqipëri, e cila ka lehtësuar në masë të madhe udhëtimin në mes këtyre dy vendeve. Dhe, e treta është ekonomia digjitale dhe pikërisht ICT Awards, ku jemi dëshmitarë se çmimet u ndanë në të gjitha trojet shqiptare”, tha Lluka.

Ai me këtë rast ndau mirënjohje për nxënësit e shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë dhe asaj “Mark Nuculloviq” në Ulqin për prirje të avancuar në teknologji të re, aftësi në kodim dhe zhvillim të programit të përshatshëm për aftësi në shekullin XXI.

Kryetari i jurisë së ICT Awards, Ilir Çapuni, falenderoi ministrin e zhvillimit ekonomik të Kosovës, Valdrin Lluka dhe ministrin e inovacionit të Kosovës, Besim Beqaj, për pjesëmarrje dhe tha se prania e ministrave tregon rëndësinë që ka inovacioni për ekonominë.

Të pranishëm në këtë mbrëmje ishin figura të larta të trojeve shqipëtare, si kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Velija, Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes së Shqipërisë Eduard Shalsi, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal(RCC) zj. Majlinda Bregu dhe shumë figura të tjera të politikës e akademisë.