LAJMI I FUNDIT:

LLOMOTITËSVE

LLOMOTITËSVE
Pierre Emmanuel (Foto nga: Louis Monier/Getty Images)

Poezi nga: Pierre Emmanuel
Përktheu: Muhamed Kërveshi

Ju pres, thotë Përjetësia. Di çfarë keni bërë
Nga mallkimi juaj një timpanon,
Nga dëshprimi juaj një kimbal:
Kanë kremtuar hiçin tuaj
Krenaria juaj është rritur.
Zbrazëtia e saj ju shpërthen tympanin
Ju s’e dalloni zhurmën tuaj
As gojën e apokalipsës
Që shkëlqen si deti i qetë.
Kur ajo i hedh peshqit e ngordhur
Me bark përpjetë mbi shikim të njerëzve
Në majë të flamujve të kuq,
Me ushta të ngjitura me hekur të fortë.