Vdekjet e përditshme nga coronavirusi janë një kujtesë e zymtë se virusi ende nuk është zbutur, pavarësisht përpjekjeve heroike të vaksinimit në botë.
Ndërsa nuk ka asnjë provë që lloji i ri i mutuar është më i rëndë, transmetueshmëria e tij nënvizon rëndësinë e përgjigjes ndaj simptomave.
Përveç simptomave kryesore që Qeveria ka theksuar, ka një sërë simptomash të pazakonta. Në fakt, hulumtimi i botuar në British Medical Journal (BMJ) përshkruan tri që shoqërohen me sytë tuaj.
Sipas hulumtimit, fotofobia, dhimbja e syve dhe kruarja e syve mund të sinjalizojnë COVID-19.
Në përgjigje të gjetjeve, Express.co.uk foli me Dr. Ali Mearza. Ai tha: “Ndër problemet më pak të njohura që kanë hasur pacientët janë fotofobia dhe dhimbja ose kruarja e syve. Fotofobia është një formë e ndjeshmërisë ndaj dritës dhe shpesh lidhet me dhimbje koke. Personat me këtë problem përjetojnë shqetësim ose dhimbje në sy, veçanërisht kur ndezin për herë të parë një dritë”.
Siç raporton Dr Mearza, studimet kanë treguar që dhimbja e syve është simptoma më e zakonshme e syve të coronavirusit.
Si të trajtojmë simptomat e lidhura me sytë
“Mjerisht mund të jetë mjaft e dhimbshme, por pikat e syve mund të ndihmojnë për të lehtësuar dhimbjen”, këshillon Dr Mearza. Siç shpjegon ai, shumë njerëz gjithashtu i gjejnë të dobishëm farat e lirit ose vajin Omega-3.
“Kruarja e syve mund të jetë e zakonshme në mesin e pacientëve me COVID-19. Megjithatë nëse përjetoni skuqje të skajshme në sy, kjo mund të jetë si pasojë e diçkaje tjetër”. Dr Mearza përfundon: “Shumica e simptomave të syve duhet të largohen ndërsa virusi largohet nga trupi, por nëse zakonisht mbani lente kontakti, ia vlen të kaloni në syze derisa të kaloni virusin. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre