LAJMI I FUNDIT:

Lloga: Nevojitet përforcim i bashkëpunimit në fushën e gjyqësorit në mes RMV-së dhe Turqisë

Lloga: Nevojitet përforcim i bashkëpunimit në fushën e gjyqësorit në mes RMV-së dhe Turqisë

Vizitën dyditore të punës në Republikën e Turqisë, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, e filloi me takim me Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kasacionit të Republikës së Turqisë, Mehmed Akarça dhe Prokurorin e Lartë Suprem, Bekir Shahan, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë së RMV-së.

Ministri Lloga shoqërohej nga kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, nga Kryetari i PTHPNKOK-së, Islam Abazi, nga ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati dhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë.


Në takim, thuhet në njoftim, u shkëmbyen mendime, përvoja dhe informacione për një njohje më të mirë me sistemet gjyqësore, për pozitën, funksionimin dhe rolin e pushtetit gjyqësor, me theks të veçantë në punën e gjykatave supreme dhe prokurorive publike.

“Ministri Lloga falënderoi Akarça dhe Shahin për pritjen dhe mikpritjen e ngrohtë dhe theksoi se marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve do të vazhdojnë të intensifikohen edhe në periudhën e ardhshme.

Praktika gjyqësore konsistente dhe e parashikueshme, është parakusht për sundimin e ligjit dhe sigurinë juridike dhe është veçanërisht e rëndësishme për rritjen e besimit të qytetarëve në funksionimin e sistemit gjyqësor. Për këto arsye, është planifikuar përforcimi i bashkëpunimit, i cili do të realizohet me mbajtjen e takimeve të rregullta të punës.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, kryetari i Gjykatës Supreme të Kasacionit të Turqisë, Mehmed Akarça dhe Prokurori Suprem Publik, Bekir Shahin ranë dakord që të shkëmbejnë vizita ndërmjet institucioneve të dy vendeve me qëllim të fitimit të njohurive dhe përvojave të reja”, njoftojnë nga kabineti i ministrit, Krenar Lloga./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori