Llapi ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2-0 në miqësoren ndaj ekipit ukrainas Vorskla Potlava, ndeshje kjo e cila u zhvillua në Antalia, në kuadër të fazës përgatitore.

Për t’i dhënë fitoren Llapit në këtë sfidë, u përkujdesën dyshja e sulmit Muhamet Hyseni dhe Ahmed Januzi që realizuan secili nga një gol.


Ishte fillimisht Hyseni ai që hapi sfidën me golin e shënuar në minutën e 15-të, ku u asistua nga Ahmed Januzi.

Ndërkaq vetëm disa minuta më vonë, llapjanët dyfishuan epërsinë ku kësaj radhe Hyseni dhe Januzi ndërruan rolet.

Screenshot 2024 01 22 171359

Tani ishte Ahmed Januzi (20’) ai që shënoi për 2-0 pas asistimit të bukur nga Muhamet Hyseni.

Kjo njëherësh ishte miqësorja e parë e Llapit gjatë fazës përgatitore dhe fitorja e parë nga po aq ndeshje.

Të besuarit e Tahir Batatinës paraprakisht kishin pësuar tri humbje në duelet përballë Nasaf Qarshi, Kecskemeti TE dhe Szegedi./Telegrafi/

telegrafi sport app