Llapi dhe Ferizaj kërkojnë vazhdimësi të rezultateve pozitive, formacionet zyrtare

2024/08/Llapi-Ferizaj.png 2024/08/Llapi-Ferizaj.png
Llapi dhe Ferizaj do të përballen në stadiumin 'Zahir Pajaziti' në kuadër të xhiros së 9-të në Albi Mall Superligë.
Pas një starti katastrofal, Llapi është këndellur dhe ka marrë dy fitore radhazi në dy sfidat e fundit.
Nga ana tjetër edhe Ferizaj në këtë takim vije pas fitores në xhiron e fundit me trajnerin e ri Nevil Dede.
Si vendasit ashtu edhe mysafirët kërkojnë vazhdimësi të rezultateve të mira dhe na pret një ndeshje spektakolare në Podujevë.
Formacionet zyrtare:
Llapi: Coric, Emini, Idrizi, Ajvazi, Blakcori, Lleshi, Ramadani, Peci, Aliu, Gnapi, Hyseni.
Ferizaj: Jovanovski, Neziri, Iljazi, Topallaj, Avdulli, Llabjani, Ramusa, Haxhimusa, Peposhi, Sadriu, Berisha.
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































