LAJMI I FUNDIT:

Lladrovci: Ripezullohet mësimdhënësi i dyshuar për abuzim seksual ndaj të miturës në Drenas

Lladrovci: Ripezullohet mësimdhënësi i dyshuar për abuzim seksual ndaj të miturës në Drenas

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në një konferencë për media ka folur për rastin e së miturës e cila kishte shkuar në polici për të denoncuar profesorin e saj për dhunim seksual, e në vend të ndihmës kishte gjetur një “padron” skllavërues policor (policin hetues).

Kryetari Lladrovci ka thënë se pezullimi i aktvendimit nga prokuroria e shtetit e ka detyruar drejtorin e Arsimit në këtë komunë që ta kthej mësimdhënësin në shkollë.


Sipas tij, edhe pse e ka kthyer në shkollë mësimdhënësin ai ka besuar që nxënësen e kanë detyruar që ta tërheq deklaratën.

“Sot e kemi marr një njoftim nga drejtori i shkollës dhe menjëherë komuna përkatësisht drejtoria e Arsimit ka pezulluar mësimdhënësin nga procesi arsimor. Ne besojmë ne prokurorin në drejtësinë dhe gjykatat tona, do të gjykohen në bazë të ligjeve në fuqi. Besojmë që ka raste abuzive që i kanë keqpërdor zyrtarët. Si rasti i hetuesit i cili e ka përdorur hetimin. Ata kanë dhënë arsyetimin se nxënësja në fjalë e ka tërheq padinë duke thënë se deklarata e dhënë nuk është e vërtetë. Ne kemi kërkuar që hetimet të vazhdojnë edhe nga mësimdhënësi edhe nga nxënësit. Kam besuar që nxënësen e kanë detyruar që ta tërheq deklaratën dhe kjo po del që ka qenë në bashkëpunim…”, ka thënë Lladrovci.

Kryetari i Komunës së Drenasit, theksoi se e ka suspenduar mësimdhënësin dhe do ta dërgoj në komision disiplinor.

Ndryshe, siç ka raportuar Insajderi të martën, 16-vjeçarja nga Drenasi, kishte shkuar në polici për të denoncuar profesorin e saj. Por, në vend të gjetjes së ndihmës, ajo ka gjetur një “padron” skllavërues policor. Pas marrjes së deklaratës, fotografimit të zhveshur të viktimës dhe ekspertizës mjekoligjore, hetuesi V.V., nën kërcënim dhe shantazh e kishte detyruar të bënte seks me të. Pas shfrytëzimit seksual për më shumë se një vjet, vajza kishte mbetur shtatzëne. Hetuesi, e kishte detyruar vajzën ta abortonte në klinikën e gjinekologut Fehmi Ahmeti në Prishtinë.

Inspektorati Policor i Kosovës sot përmes një njoftimi për media ka konfirmuar arrestimin e një zyrtari policor, me dyshimet për kryerje të veprimeve të kundërligjshme nga një zyrtar policor.

Pas intervistimit të të dyshuarit (punonjësit policor me inicialet V.V) i njëjti është arrestuar nga Inspektorati Policor dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “dhunimit” dhe “keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori