LAJMI I FUNDIT:

Lladrovci: Nuk kam asnjë lidhje familjare me personin që kërcënoi Xhavit Drenorin

Lladrovci: Nuk kam asnjë lidhje familjare me personin që kërcënoi Xhavit Drenorin

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar në lidhje me lajmin se personi i cili e ka kërcënuar me jetë asamblistin e kësaj komune, Xhavit Drenorin është i afërm me kryetarin Lladrovci.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Lladrovci ka mohuar të ketë ndonjë lidhje familjare me kërcënuesin.


Nuk kam kurrfarë lidhje me personin që kërcënon në rrjete sociale. Personi që ka kërcënuar Xhavit Drenorin, ndaj të cilit Policia e Kosovës ka ngritur kallëzim penal, nuk ka asnjë lidhje familjare me mua, as që është daja im”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Nuk kam kurrfarë lidhje me personin që kërcënon në rrjete sociale

Personi që ka kërcënuar Xhavit Drenorin, ndaj të cilit Policia e Kosovës ka ngritur kallëzim penal, nuk ka asnjë lidhje familjare me mua, as që është daja im.

Përhapja e lajmeve, pa saktësitë e duhura, shkakton huti, aq më keq, edhe keqkuptime. Lajmi me “thonjëza” mund të ngjall reagime të padëshirueshme, duke mos u kuptuar drejt se personi në fjalë, nuk është familjar imi.

Personi i dyshuar nga Lagja Zogu (Mulaku), nuk ka asnjë lidhje familjare me mua, as që e njoh e as që jam në dijeni se kush është. Kam kërkuar nga Policia e Kosovës, të japë sqarimet e duhura për rastin.

Edhe gjatë fushatës, kur Drenori ngriste dyshime për kërcënime, e kam inkurajuar të bëj padi dhe të gjendet kushdo që kërcënon dike, aq më parë, kur deklarohet rrejshëm në rrjetin social me përkatësi familjare.

Këto lloj “kërcënimesh” të cilat i kam pranuar shumë herë, kurrë nuk i kam marrë seriozisht, megjithatë, institucionet e drejtësisë le ta thonë fjalën e vet për këtë “kërcënues”, dhe unë ju ofroj bashkëpunim të plotë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori