LAJMI I FUNDIT:

Lladrovci ngre gishtin e mesit: Nuk ka bir nane që e ndal Kosovën

Lladrovci ngre gishtin e mesit: Nuk ka bir nane që e ndal Kosovën

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot u përball me kritika, pasi u publikua një fotografi, ku ai shihej duke qeshur me një fëmijë në krah, teksa kishte të ngritur gishtin e mesit.

Disa orë pas publikimit të fotografisë, Lladrovci ka reaguar nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook. Lladrovci ka dhënë versionin e tij rreth fotografisë kontroverse, duke thënë se gishti i mesit ka qenë porosi për armiqtë e Kosovës, në veçanti Serbinë.


” Në ditën plot diell, jam fotografuar me Rron Taulant Bucollin, në shesh, me porosinë për Serbinë dhe armiqtë e shtetit tonë: Nuk ka bir nane që mund e ndal Kosovën me ecë përpara!”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

“Rron Bucolli nuk ndalet!

Në foto jam me Rron Taulant Bucollin!

Për foton e publikuar, ku Rroni është vetëm, nga fushata e fundit, Adem trimi, axha i tij, është gjobitur, 5.000 euro! Rroni është një djalosh i paparë dhe nuk ndalet.

Në ditën plot diell, jam fotografuar me Rron Taulant Bucollin, në shesh, me porosinë për Serbinë dhe armiqtë e shtetit tonë: Nuk ka bir nane që mund e ndal Kosovën me ecë përpara!

Ndërsa fotoja tjetër tregon se ne jemi demokrat, ne e ngrisim gishtin, edhe kur nuk marrim gjoba!

Manipuluesit e fotove, dihet, janë të mjerë!”, ka shkruar Lladrovci. /Telegrafi/