LAJMI I FUNDIT:

Lladrovci i “gjuhet” Hasanit: Nëse e ke ditur qëndrimin e Selimit më 1997, mos të qoftë hallall që e ke mbyllë gojën!

Lladrovci i “gjuhet” Hasanit:  Nëse e ke ditur qëndrimin e Selimit më 1997, mos të qoftë hallall që e ke mbyllë gojën!

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci, pas përfshirjes në një debat të ashpër me deputetin e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, nëpërmjet Facebook-ut sot i është kundërpërgjigjur edhe deputetit të PDK-së, Nait Hasani, i cili ndërhyri debatin mes tyre, duke e këshilluar Lladrovcin që të mos merret me periudhën e luftës nëse nuk ka qenë protagonist.

Lladrovci i drejtohet Nait Hasanit duke i thënë se është i paftuar që ta luajë rolin e prokurorit apo gjykatësit në debatin me Selimin.


Me pretendimin se posedon incizimet e famshme ku flet Adem Jashari lidhur me raportin e tij me Selimin, Lladrovci e fton Hasanit së bashku me Selimin për të dëgjuar ato incizime.

Më poshtë gjeni të plotë përgjigjen e Lladrovcit të postuar në Facebook:

“Tungjatjeta Nait Hasani,

nuk të ka thirrë kush, të paktën nuk të kam thirrë unë, që të jesh prokuror e gjykatës i një debati mes meje (nesh) e Rexhep Selimit.

Kam pritë se si shok i ngushtë i tij, i Rexhep Selimit, t‘i thuash se nuk ke të drejtë që të përmendësh një emër të nderuar jashtëzakonisht shumë veç për qëllime politike. Nëqoftëse ke duruar deri tash, të duroje edhe pak.

Meqenëse qëndrimin e bëre publik, po të përgjigjem publikisht:

Kam pritë t’i thuash mikut tënd të ngushtë, e mirë bëni që jeni miq, që “hajde shkojmë bashkë e dëgjojmë se çfarë është thënë në ato regjistrime që pretendon Ramizi, e në qoftë e vërtetë, ban mirë të mbyllësh gojën“.

Sqaroje me R. Selimin se çfarë ndodhi në maj 1997 në Prekaz, pse nuk donte të ishim në krah të Komandantit që na kishte thirrë vetë, çfarë i tha dhe si i është përgjegjë.

Kjo ndoshta nuk është me rëndësi për ty, por për ne është fort me rëndësi.

Kjo nuk të bën Ty përshtypje aspak, se 10 shokë, pesë prej tyre janë sot Heroj të Kosovës, po kërcënoheshin me jetë, ndërsa hidhesh përpjetë kur dëgjon se duam të dimë se a e keni një analizë, edhe pas luftës, si ndodhën arrestimet e vrasjet e janarit1997.

Mos u hedh mor burrë. Nuk kam gjë me ty. As nuk dyshoj tek Rexhep Selimi e as tek ti. Por i kam thënë se, kur merr meritat, merr përsipër edhe gabimet e fajet.

Ti ke qenë në burg, por pyete R. Selimin, pse e kërcënoi me jetë Bekim Berishën që të largohet nga Kosova dhe e përcolli me roje deri në kufi?

Dikush mendon se kaseta me vetregjistrimine tij, të AB-së, që u vodh tek zyrat e Shaip Mujës, ishte kopje e vetme, por ka edhe kopje të tjera.

Tash po të them unë ty: mos u përziej në gjërat që nuk je protoganistë. E, ndoshta edhe më trup: në qoftëse e ke ditë qëndrimin e R. Selimit kundër nesh në maj 1997, mos të qoftë hallall që e ke mbyllë gojën.

Kam pritë t’i thuash atij e tash unë po të them edhe Ty, se nuk bani mirë me e përmendë vend e pa vend, edhe për qëllime të prapshta, emërin e nderuar të Komandantit tonë.

Një herë a dy je takuar me Komandatin tonë dhe, si ke deklarue kur dole nga burgu, herën e fundit tek Betonat në Polac. Po shkruan se i ke lanë shokët tek shtëpia e Komandantit.

Si paska qenë Xheladin Gashi, emër i nderuar, tek Adem Jashari, kur atë ditë që je arrestue kur thuhet se keni qenë bashkë për drekë në një restorant në qendër të Prishtinës?

Unë nuk të akuzoj, as nuk më shkon mendja, por mos u ngut me i thanë tjetrit „mbylle“, kur atë që duhet me e mbyllë e ke ngat. Mos u ban alibi e kerkujt, se nuk te shkon.

Nuk e kam akuzue as Rexhep Selimin, e nuk të akuzoj as ty për arrestimet e janarit 1997 dhe vrasjen e Zahirit, Edmondit e Hakifit. Kërkënd e kurrë nuk akuzoj pa prova e fakte.

Nëqoftëse nuk e ke ditë, është koha me e ditë. Por kam të drejtë të kërkoj, edhe pse ti mendon se nuk kam qenë protogonist, e këtë të drejtë e ka gjithkush që i ka shërbye luftës sonë çlirimtare, me e ditë se si u arrestuan mbi 100 vetë në disa ditë, si ndodhi që ranë në pritë Zahiri, Edmondi e Hakifi, ku ështà « gabue, pa asnjë dyshim në shokë të veçantë e në struktura të caktuara.

Për arrestimet e vitit 1993 ka pasë disa analiza e konkluzione, edhe për aksionet e para të UÇK-së, dhe ndoshta ti e din se kush mori pjesë, ka pasë analiza e vendime.

Pse të mos ketë edhe për këto ngjarje, dhe kështu u mbyllet goja edhe shpifjeve?

Pse, ju që ishit në Shtab të Përgjithshëm, meritat i doni e i kërkoni, ndërsa gabimet doni me i harrue?

Nuk më intereson politika e ditës, Nait.

Ti mundesh me i thanë dikujt tjetër që të „mbyllë gojën“, por tek unë je drejtue gabim. Ata që e mbyllin gojën kur shokët e tyre akuzohen e kur emra jashtëzakonisht të nderuar merren si mbrojtje e sulme politike, nuk kanë të drejtë të flasin pas kohe dhe vetëm kur mendojnë se po i djeg kurrizi.

Në daç, e si të duash, e vazhdojmë edhe më tej.

Tash për tash kjo ishte përgjigjja ime për ty.

Me respekt

Ramiz Lladrovci” (sic.), ka shkruar Lladrovci. /Telegrafi/

Tungjatjeta Nait Hasani, nuk të ka thirrë kush, të paktën nuk të kam thirrë unë, që të jesh prokuror e gjykatës i një…

Posted by Ramiz Lladrovci on Friday, March 4, 2016

Në trend Lajme

Më shumë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Lajme
Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Lajme
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori