LAJMI I FUNDIT:

Lladrovci: Drenasi nuk do të bëhet Malishevë

Lladrovci: Drenasi nuk do të bëhet Malishevë

Ramiz Lladrovci beson se qytetarët e Drenasit, më 18 dhjetor, do t’u drejtohen “me idenë e qartë për ta vazhduar qeverisjen me Partinë Demokratike të Kosovës”.

Lladrovci, i cili do të përballet në balotazh me kandidatin e Nismës, Isa Xhemajlaj, ka deklaruar se Drenasi do ta refuzojë modelin e qeverisjes së Malishevës.

Duke folur për Indeksonline, kandidati i PDK-së ka vlerësuar se qytetarët e kanë krejtësisht të lehtë zgjedhjen.

“Midis mundësisë për ta zhvilluar Drenasin dhe mundësisë për ta izoluar Drenasin, zgjedhja është e qartë. Drenasi nuk do të bëhet Malishevë”, ka thënë ai.

Lladrovci më tutje ka shtuar se Nisma, pasi ka marrë pushtetin në Malishevë, “e ka bërë këtë Komunë model të qeverisjes së dobët”.

“Asnjë investim të madh, asnjë investim të huaj, asnjë përparim”, është shprehur ai.

Kandidati i PDK-së ka pohuar se Nisma ka ditur të tregojë vetëm “hakmarrje” ndaj PDK-së në Malishevë, “porse këtë nuk do të mund ta bëjë në Drenas”.

Në raundin e parë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit, të mbajtur më 4 dhjetor, Lladrovci ka marrë 9.458 vota, ose 45.34 për qind, ndërsa Isa Xhemajlaj ka marrë 5.462 vota, ose 26.19 për qind. Në balotazh, në krah të Xhemajlajt janë vënë të gjitha partitë dhe kandidatët e pavarur.

“Kalkulimet i kanë gabim. Vota e PDK-së në Drenas nuk është shpërndarë. Ata as nuk kanë marrë votë të PDK-së në Drenas, e as nuk do të mund ta marrin atë. Drenasi ka votë veç për fitore dhe ajo fitore lidhet veç me PDK-në”, ka thënë Lladrovci. /Indeksonline/

Në trend Lajme

Më shumë
Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Drejtësi
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Lugina
Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Lajme
Vdes avokuesi i të drejtave të njeriut, Agim Vatovci

Vdes avokuesi i të drejtave të njeriut, Agim Vatovci

Lajme
“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

Komunat
Kalo në kategori