LAJMI I FUNDIT:

Ljupço Nikollovski infektohet me coronavirus

Ljupço Nikollovski infektohet me coronavirus

Zv. kryeministri Ljupço Nikollovski është pozitiv për coronavirus. Nikollovski sot tha se ai kishte simptoma të lehta.
“Për shkak të simptomave të lehta, unë bëra një test KOVID-19 dhe rezultati është pozitiv.

“Nga ky moment hyj në izolim dhe ndjek udhëzimet e mjekëve plotësisht. Kujdes. Virusi po gjen mënyra, por së bashku ne do ta mposhtim atë, shkroi Nikollovski në Facebook.

Javën e kaluar, zv. kryeministri për Çështjet Ekonomike Fatmir Bytyqi gjithashtu ishte pozitiv për coronavirus. Ai është akoma në shtëpi.


Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski ishte gjithashtu pozitiv nga ministrat e qeverisë, por ai gjithashtu ishte i shtruar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup./Telegrafi/