LAJMI I FUNDIT:

Lizzo shkëlqen e veshur me korsen dhe fundin ‘e lagur’

Lizzo shkëlqen e veshur me korsen dhe fundin ‘e lagur’

Gjatë fundjavës, ylli i popit u bë personazhi më i fundit i famshëm që tronditi një nga stilet e qarta të stilistit Di Petsa, të quajtura fustanet me pamje të lagur.

Rrugës për në koncertin Free Larry Hoover të Kanye West dhe Drake në Memorial Coliseum në Los Angeles, ajo vendosi një pamje seksi në një dizajn të pastër nga koleksioni pranverë/verë 2022 i markës.


Pamja e saj e frymëzuar nga lëngjet përfshinte një korse dhe fund të bardhë me teknikën e veçantë të veshjes dhe qepjes së markës – që e bën rrjetën e thatë të ricikluar të duket e lagur.

Foto: Instagram

Duke kompletuar veshjen krejt të bardhë, krijuesja e hitit “Truth Hurts”, u pajis me një palë atlete me platformë dhe një çantë të vogël nga Louis Vuitton.

Pamjen ‘e lagur’ e kanë pëlqyer edhe yjet si Kylie Jenner, Megan Fox, Megan Thee Stallion, Bella Hadid dhe Kacey Musgraves. /Telegrafi/

Foto: Instagram

Foto: Instagram