Livni do të mbetet jashtë qeverisë izraelite

Ajo tha se bisedimet më të fundit me Netanyahunkishin përfunduar pas asnjë marrëveshje për çështjet kryesore. Livni tha se partia e saj do të formonte atë që ajo e quajti një opozitë të përgjegjshme.
Netanyahu iu kërkuar nga presidenti izraelit, Shimon Peres që të formojë një qeveri koalicioni pas zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën në fillim të muajit. Ai ka mbështetjen e partive të ekstremit të djathtë dhe atyre fetare, por shpreson që të drejtoj një koalicion me bazë të gjerë.
Livni u tha gazetarëve se mungesa e marrëveshjeve për kërkesat kryesore do të thoshte se ajo nuk dëshironte të ishte pjesë e partneritetit të propozuar. "Fatkeqësisht, nuk gjej angazhimin nga zoti Netanyahu për t'i çuar përpara këto çështje në një mënyrë të ndershme dhe reale". /bbc/





















































