LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli do të vuajë mungesën e shtatë lojtarëve në ndeshjen jetike ndaj Man Utd

Liverpooli do të vuajë mungesën e shtatë lojtarëve në ndeshjen jetike ndaj Man Utd

Liverpooli do të jetë pa shtatë lojtarë të ekipit e parë për duelin qe do ta zhvillojnë sot (e diel) ndaj rivalit Manchester United.

Liverpool ka regjistruar dy fitore radhazi në ligë që prej humbjes së dhimbshme me rezultat 4-3 ndaj Manchester United në kuadër të FA Cup muajin e kaluar.

Ata përmbysën epërsinë e Brightonit për të fituar në fund me rezultat 2-1, para se të mposhtin Sheffield Unitedin në mesjavë me rezultat 3-1.


Jurgen Klopp do të synojë ‘hakmarrjen’ ndaj ekipit të Erik Ten Hag pas humbjes që i shkaktuan në FA  Cup, por këtë duhet ta bëjë pa llogaritur shërbimet e shtatë lojtarëve.

Liverpooli po tenton ‘të pamundurën’ – ofron 150 milionë euro për top yllin e Real Madridit
Lexo po ashtu Liverpooli po tenton ‘të pamundurën’ – ofron 150 milionë euro për top yllin e Real Madridit

Alisson nuk është ende i gatshëm për lojë, teksa Caoimhin Kelleher pritet që të startojë mes dy shtyllave.

Trent Alexander-Arnold dhe Joel Matip, i cili pritet të jetë jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit, janë gjithashtu mungesa të Kloppit për këtë takim.

Mesfushorët Stefan Bajcetic dhe Thiago Alcantara janë jashtë gjithashtu, ndërsa Klopp do të jetë gjithashtu edhe pa shërbimet e Diogo Jotas dhe Ben Doak ndaj ‘Djajve të Kuq’.

Sidoqoftë, Wataru Endo pritet të jetë i gatshëm për këtë ndeshje, pasi u pushua në sfidën ndaj Sheffieldit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Kalo në kategori