Liverpooli do të konsiderojë rikthimin e Coutinhos

Klubi anglez, Liverpooli thuhet se e ka në konsideratë rikthimin e yllit brazilian të Barcelonës, Philippe Coutinho.
Ylli brazilian ka probleme me Barcelonën që kur u largua nga Merseyside në janar të vitit 2018, pasi asnjëherë nuk ka arritur të justifikojë paratë e paguara për të.
Coutinho është huazuar te Bayern Munichu një sezon, ndërsa pas rikthimit në Camp Nou përsëri ka hasur në vështirësi, shkaku edhe i dëmtimeve.
Tani Barcelona është e gatshme ta lejoj largimin e Coutinhos për një çmim shumë të ulë, pasi synon t’i zvogëlojë kostot vjetore të klubit.
Sipas mediumit El Chiringuito, Liverpooli nuk e ka përjashtuar mundësinë e kthimit të Coutinhos në Anfield dhe do ta konsideroj këtë mundësi.
Lojtari është lidhur edhe me një transferim te Newcastle United dhe Lazio. /Telegrafi/






















































