Ibrahima Konate është pranë largimit nga Liverpooli në fund të sezonit, me Real Madridin që shihet si destinacioni më i mundshëm për qendërmbrojtësin francez.

Drejtuesit e klubit anglez kanë filluar kërkimet për një pasues të denjë dhe emri që ka dalë në plan të parë është ai i Ronald Araujos.


Mbrojtësi uruguaian i Barcelonës po kalon një periudhë të vështirë në “Camp Nou”, ku ka humbur rolin si titullar i padiskutueshëm.

Lëndimet dhe konkurrenca nga Pau Cubarsi e Eric Garcia e kanë lënë Araujon jashtë formacionit. Si pasojë, vlera e tij në treg ka rënë, por mbetet ende e lartë.

Barcelona është e hapur për shitje dhe kërkon të paktën 50 milionë euro. Klubi nuk e konsideron më të paprekshëm dhe një shitje do ndihmonte financiarisht.

Liverpooli e sheh Araujon si zëvendësuesin ideal për Konaten, pasi klubi anglez vlerëson fizikun, karakterin dhe përvojën e tij në nivele të larta.

Edhe vetë lojtari është i hapur për largim, pasi kërkon më shumë minuta, gjë që nuk po e gjen te Barcelona.

Liverpooli është më i avancuari në garë dhe mund të bëjë një ofertë zyrtare gjatë verës 2025. /Telegrafi/

telegrafi sport app