Liverpool ka pësuar humbje të rëndë në shtëpi nga Nottingham Forest, në kuadër të xhiros së 12-të në Ligën Premier.

“Reds” edhe pse patën mbi 70 për qind të posedimit, pësuan disfatë me rezultat të thellë 0-3.


Liverpool e nisi më mirë, me Alexis Mac Allister që tentoi të shënonte pas disa minutave por portieri ia mohoi golin.

Sidoqoftë, me një kundërsulm, Murillo u gjend në vendin e duhur për ta zhbllokuar rezultatin (33’).

Vetëm një minutë më vonë, Igor Jesus shënoi për Nottinghamin por goli u anulua nga VAR-i për një prekje të topit me dorë.

Sidoqoftë, mysafirët prapë e gjetën rrugën drejtë rrjetës. Nicolo Savona shënoi një gol të bukur pas asistimit të Williams vetëm disa sekonda pasi nisi pjesa e dytë (46’).

Kurse, ishte Morgan Gibbs-White që e vulosi fitoren me një supergol (78’).

Liverpooli kësisoj bie në pozitën e 11-të me 19 pikë, ndërsa Nottingham ngjitët në pozitën e 16-të me 12 sosh./Telegrafi/

telegrafi sport app