LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli po mendon për një transferim sensacional të Harry Kane

Liverpooli po mendon për një transferim sensacional të Harry Kane

Harry Kane mund të jetë gati për një kthim spektakolar në Ligën Premier pas dy viteve te Bayern Munich.

Sulmuesi anglez, i cili ka vazhduar të shkëlqejë me instinktin e tij golashënues edhe në Bundesligë, tani është në synimet e Liverpoolit, e cila kërkon të përforcojë ofensivën për sezonin e ardhshëm.

Pas eliminimit të hershëm në Ligën e Kampionëve dhe humbjes në finalen e Carabao Cup, Liverpooli po kërkon një sulmues të nivelit botëror për të përballuar sfidat e reja.


Kane, me eksperiencën e tij të gjërë në Ligën Premier dhe aftësinë për të bërë diferencën, duket i përsosur për këtë pozitë.

Kane po kërkon rikthimin në Ligën Premier, zbulohet klubi të cilit ai preferon t’i bashkohet
Lexo po ashtu Kane po kërkon rikthimin në Ligën Premier, zbulohet klubi të cilit ai preferon t’i bashkohet

Në sezonin e parë të Arne Slot në krye të skuadrës, Liverpooli ka performuar mirë në Ligën Premier, por mungesa e një sulmuesi qendror ka qenë e dukshme në momentet kyçe. Kane, me 30 plus gola në të gjitha garat këtë sezon për Bayern, mund të jetë zgjidhja ideale.

Bavarezët nuk kanë ndërmend ta lënë lehtë yllin e tyre të largohet, por një ofertë afër 120 milionë euro mund t’i bëjë të rishqyrtojnë vendimin.

Ka një klauzolë lirimi prej 65 milionë eurosh – Kane tregon a do të largohet nga Bayerni
Lexo po ashtu Ka një klauzolë lirimi prej 65 milionë eurosh – Kane tregon a do të largohet nga Bayerni

Për Kanen, mundësia për të rikthyer në Angli dhe për të luftuar për trofe të reja mund të jetë joshëse.

Liverpooli duket i gatshëm të bëjë një lëvizje të fuqishme për të siguruar nënshkrimin e Kane, por negociatat do të jenë komplekse.

Nëse transferimi realizohet, ai do të ishte një nga goditjet më të mëdha të afatit kalimtar veror. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sa para fitojnë gjyqtarët e futbollit në Superligën e Kosovës, ata të rajonit dhe sa në ligat kryesore evropiane

Sa para fitojnë gjyqtarët e futbollit në Superligën e Kosovës, ata të rajonit dhe sa në ligat kryesore evropiane

Superliga
Edhe Messi tallet me Raphinhan pas turpërimit që Argjentinas ia bëri Brazilit

Edhe Messi tallet me Raphinhan pas turpërimit që Argjentinas ia bëri Brazilit

Përfaqësueset
Tre numrat që janë në dispozicion për Alexander-Arnold te Real Madridi

Tre numrat që janë në dispozicion për Alexander-Arnold te Real Madridi

La Liga
Carlo Ancelotti hyn në bisedime për t'u larguar nga Real Madrid për një rol të ri

Carlo Ancelotti hyn në bisedime për t'u larguar nga Real Madrid për një rol të ri

La Liga
Ylli i ri i ri i Spanjës i përgjigjet

Ylli i ri i ri i Spanjës i përgjigjet "akuzave" të çuditshme nga fansat shkaku i syve të tij: Nuk marr drogë, kështu kam lindur

Premier League
Zbulohen detajet e kontratës mes Gasperinit dhe Romës - por trajneri ka një kusht

Zbulohen detajet e kontratës mes Gasperinit dhe Romës - por trajneri ka një kusht

Serie A
Kalo në kategori