LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli dorëzon sot ofertën zyrtare për Alissonin

Liverpooli dorëzon sot ofertën zyrtare për Alissonin
Alisson Becker (Getty Images)

Raportet e mediave në Itali sugjerojnë se Liverpooli është i gatshëm të bëjë një ofertë zyrtare prej 60 milionë euro plus pesë milionë tjera bonuse për portierin e Romës, Alisson Becker.

Portieri brazilian ka qenë i lidhur me Reds, së bashku me Real Madridin dhe Chelsean, por deri më tani asnjëra skuadër nuk ka bërë një ofertë zyrtare.

Megjithatë, tani pasi Brazili nuk është në Kupën e Botës, skuadrat mund të drejtojnë ofertat kah portieri Alisson.


Monchi: Ende nuk ka ndonjë ofertë për Alissonin
Lexo po ashtu Monchi: Ende nuk ka ndonjë ofertë për Alissonin

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Liverpooli po përgatit një ofertë prej 60 milionë euro plus pesë tjera bonuse, e cila mund të dorëzohen zyrtarisht sot.

Alisson Becker (Getty Images)

Reds janë të gatshëm t’i ofrojnë Alissonit një kontratë pesëvjeçare me vlerë gjashtë milionë euro për sezon plus bonuse, më shumë se marrëveshja që ai arriti në parim me Real Madridin.

Chelsea ka gati 70 milionë për Alissonin, por braziliani do vetëm Real Madridin
Lexo po ashtu Chelsea ka gati 70 milionë për Alissonin, por braziliani do vetëm Real Madridin

Megjithatë, Roma vazhdon të këmbëngulë për së paku 70 milionë euro dhe e ka bërë të qartë se nuk do të presë përgjithmonë për një ofertë të pranueshme, pasi ata do të kishin nevojë për kohë për të gjetur një zëvendësim adekuat.

Alternativat do të ishin Alphonse Areola ose Salvatore Sirigu, por ende nuk është e qartë nëse Alisson do ta pranonte Liverpoolin pasi zemra e tij thuhet se është vendosur në Real Madrid. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Ligat tjera
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Kalo në kategori