Liverpooli është skuadra e fundit që i është shtuar betejës për të nënshkruar me sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez.

Sanchez është në vitin e fundit të kontratës së tij me Arsenalin, e cila i skadon në qershor të këtij viti dhe ka refuzuar ta nënshkruaj atë.


Ky rebelim i tij ka bërë që shumë skuadra evropiane dhe në veçanti ato angleze të provojnë transferimin e tij, pasi edhe kosto do të ishte larg çmimit real të tij.

Sipas mediumit anglez The Mirror,  të 'armatosur' me paratë e gatshme nga shitja prej 160 milionë eurosh e Philippe Coutinhos, Liverpool i është shtuar garës për të nënshkruar me Sanchezin.

alexis sanchez Sanchez dëshiron të largohet nga Arsenali (Getty Images)

Ky medium thekson se skuadra nga Anfield janë gati të paguajnë 35 milionë funte për sulmuesin kilian.

Me pronarët amerikan të klubit - Fenway Sports Group - dëshpërimi për t'i dhënë fund një pritje 28-vjeçare për titullin e Ligës Premier, Liverpool e dinë se mënyra e vetme për ta bërë veten kandidatë të vërtetë të titullit është të shpenzojnë shumë.

Trajneri i Reds, Jurgen Klopp e di se ai kurrë nuk mund të rivalizojë gjigantët e  Manchester Cityt, Unitedit apo edhe Chelseat dhe ta fitojë titullin e Ligës Premier pa shpenzuar shumë para.

Kjo thuhet se është arsyeja pse diskutimet janë duke u zhvilluar mes pronarëve të Liverpoolit dhe Kloppit për të gjetur një mënyrë për të konkurruar për shërbimet e Sanchezit. /Telegrafi/

telegrafi sport app